Pa ndryshme Kushtetuese, presidenti mbetet Pazar politik

Lajme

Pa ndryshme Kushtetuese, presidenti mbetet Pazar politik

Nga: M.L. Më: 9 shkurt 2016 Në ora: 09:52

Analisti politik Mentor Tahiri, vlerëson se Zgjedhja e presidentit në Kosovë është pjesë kyçe e pazareve politike dhe kështu do të mbetet përderisa nuk do të ketë ndryshime kushtetuese.

"Bashkimi Evropian nuk merret edhe aq me politiken e brendshme në Kosovë. Edhe situata aktuale politike në prag të zgjedhjes së presidentit të ri të vendit, gjithashtu nuk është pjesë e interesimit të Bashkimit Evropian. Ajo që evropianëve në këtë i’u intereson është një Kosovë stabile, dhe kështu do të mbetet edhe në rastin e zgjedhjes së presidentit të ri, gjithnjë përderisa presidenti zgjidhet konform me Kushtetutën e vendit pavarësisht se kush do të jetë ky apo kjo. Zgjedhja e presidentit në Kosovë është pjesë kyçe e pazareve politike dhe kështu do të mbetet përderisa nuk do të ketë ndryshime kushtetuese , të cilat përcaktojnë një zgjedhje ndryshe të presidentit”, thotë Tahiri për “Bota sot”.

Sipas tij, pavarësisht se me Kushtetutë thuhet që presidenti duhet të jetë një figurë unifikuese politike e vendit, kjo mbetet vetëm në formë deklarative dhe këtë fare lehtë e kuptojmë edhe nga përvojat e mëparshme të zgjidhjes së presidentëve në Kosovë.

“Edhe dualizmi i marrjes së kompetencave në kuadër të shtetit që e ndajnë mes tyre presidenti dhe kryeministri, e vulosë pazarin politik për presidentin. Kështu ishte edhe kësaj radhe me marrëveshjen për bashkëqeverisje në mes LDK-së dhe PDK-së”, thekson ai./BS

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat