Kompania e dyshimtë serbe jep donacion për kishën ortodokse në Prizren

Lajme

Kompania e dyshimtë serbe jep donacion për kishën ortodokse në Prizren

Më: 9 shkurt 2016 Në ora: 08:55

Kompania që merret me minierat, e dyshuar për ryshfet në Rumani dhe falimentim të dyshimtë në Serbi, “Mineco” së bashku me fondacionin e televizionit serb B92, kanë dhënë donacion fiks 1.4 milionë dinar serb apo mbi 10 mijë euro për Kishën Ortodokse në Prizren.

Ky donacion që përfshinë pajisje për laborator kompjuterik për Kishën Ortodokse në Prizren, është ndarë pasi kjo shkollë teologjike e Kishës, ishte mbyllur në vitin 1999.

“Asaj iu vu zjarri dhe u shkatërrua plotësisht në mars të vitit 2004 dhe ka qenë e mbyllur për 12 vjet. Aktualisht aty mësojnë 50 nxënës”, shkruajnë mediat serbe.

Drejtori menaxhues i kompanisë “Mineco” ka thënë se për kompaninë e tij është e rëndësishme që të investohet për të rinjtë serb që jetojnë në Kosovë.

Kompania “Mineco” sipas një hulumtimi të para një viti në Gazetën Jeta në Kosovë, kishte fituar tender 20 milionësh nga Trepça Veriore që gjendet në pjesën veriore të Mitrovicës, saktësisht në Zveçan.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat