Die Welt publikon statistikat e sakta të azilantëve, 2015: Ja vendi ku janë më të sigurtë nga dëbimi

Lajme

Die Welt publikon statistikat e sakta të azilantëve, 2015: Ja vendi ku janë më të sigurtë nga dëbimi

Nga: Fitim Dika Më: 9 shkurt 2016 Në ora: 08:10

Ligji gjerman është i qartë. Sipas nenit 58 dhe 60 të Vendqëndrimit, secili person që nuk ka ndjekje politike dhe që nuk i rrezikohet dënimi me vdekje në atdhe, duhet të riatdhesohet në vendin e origjinës. Kjo tregon se emigrantët ekonomik nuk kanë mundësi përfitimi të azilit në Gjermani. Në këtë të fundit vetëm një e treta e azilkërkuesve janë njohur si refugjatë, ndërsa rreth 200.000 persona duheshin të riatdhesohen gjatë 2015.

“Përkundër kësaj, në 2015 u riatdhesuan nga forcat policore vetëm 20.914 azilkërkues. Numrin më të madh e mban Bremeni, ndërsa azilantët më të sigurtë janë në Hansestadt, ku u riatdhesuan vetëm 43,” shkruan Die Welt, përcjell Bota sot. Për më tepër shikoni infografikun.

Për krahasim në vitin 2014 personat që nuk ju njoh azili dhe që duheshin të riatdhesoheshin ishin 155.000, ndërsa prejt tyre ligji u aprovua vetëm për 10.884.

Sipas punonjësit në ministrinë e brendshme gjermane, Peter Altmaier, “sa më shumë dëbime, aq më tepër rriten të larguarit me vetëdëshirë.” Këtë vit kjo shifër do të rritet edhe më shumë, pasi vendet e Afrikës Veriore, tani më njihen si vende me origjinë të sigurtë.

Vendet e Ballkanit perëndimor më të prekurit,

Gjatë 2015, shumica e të dëbuarve, mbi 80 përqind, kanë qenë drejt vendeve të Ballkanit perëndimor, ku përfshihen edhe Kosova, Shqipëria e Maqedonia.

Si shembull, nga Hessen, prej 2658 të dëbuarve në vitin paraprak, 1000 ishin nga Shqipëria, 724 nga Kosova, 352 nga Serbia, 112 nga Maqedonia dhe 41 nga shteti anëtar i BE, Rumania. Mirëpo vullnetarisht nga Hessen janë larguar 6666 azilantë, poashtu shumica dërrmuese nga Ballkani.

Në gjithë Gjermaninë, të larguarit me vetëdëshirë janë 37.220, prej të cilëve nga Ballkani Perëndimor janë 32.494 persona. Bajerni kishte numrin më të madh 13.390 persona. /Bota sot

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat