Nga mesi i javës përkeqësim i motit me reshje shiu

Lajme

Nga mesi i javës përkeqësim i motit me reshje shiu

Më: 9 shkurt 2016 Në ora: 00:04

Gjatë kësaj jave vendi ynë do të jetë nën ndikimin e turbullirave nga Atlantiku të cilat nga mesi i javës pritet të depërtojnë mbi rajon ku pritet të sjellin vransira dhe të reshura shiu.

Do të vazhdoj të mbajë mot i butë, ndërsa ditëve të para të javës do të ketë vransira dhe intervale me diell. Nga dita e mërkurë vransirat pritet të shtohen, e më vonë gjatë ditës priten reshje shiu, të cilat vonë gjatë natës mund të shndërrohen edhe në reshje të dobëta bore, që pritet të vazhdojnë gjatë orëve të paraditës së ditës së enjte, kur edhe pritet të pushojnë. Të mërkurën do të fryejë edhe erë mesatarisht e fortë nga juglindja me hove deri në 13m/s. Ditën e premte, sërish priten të reshura shiu kryesisht pasdite dhe në mbrëmje. Mot kryesisht me vransira me mundësi për të reshura shiu pritet të mbajë edhe gjatë fundjavës.

Në aspektin termik, temperaturat do të mbesin mbi vlera mesatare për këtë periudhë, me maksimale që do të sillen nga 6C deri në 11C, e minimale nga -1C deri në +3C. Era do të fryejë kryesisht nga ana jugore 3-13m/s.
Shtypja atmosferike do të zbres nën vlera normale nga mesi i javës.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat