Ahmeti: E ardhmja e rajonit tonë është heqja e kufijve

Lajme

Ahmeti: E ardhmja e rajonit tonë është heqja e kufijve

Më: 8 shkurt 2016 Në ora: 22:39

Kryetari i Bashkimit Demokratik, Ali Ahmeti ka komentuar nënshkrimin e marrëveshjeve midis Shkupit dhe Prishtinës për kalim të kufirit vetëm me letërnjoftime, duke thënë se e ardhmja e rajonit tonë është heqja e kufijve mes nesh dhe integrimi i përbashkët në BE dhe NATO.

Ja postimi i Ahmetit në facebook:

Lajmi për nënshkrimin e marrëveshjeve midis Shkupit dhe Prishtinës për kalim të kufirit vetëm me letërnjoftime dhe të hapjes së vendkalimit të ri kufitar vjen në vigjilje të përvjetorit të 8 të pavarësisë së Kosovës.

Shumë shokë tanë ranë për pavarësinë e Kosovës dhe për të mos patur më kufij, andaj dhe s'kishim se si mos të punojmë në këtë drejtim, dje me Shqipërinë, sot me Kosovën.

E ardhmja e rajonit tonë është heqja e kufijve mes nesh dhe integrimi i përbashkët në BE dhe NATO.

Urime të gjithëve.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat