Gecaj thotë se koalicioni i ka votat për zgjedhjen e Presidentit dhe se opozita s’mund t’i pengojë

Lajme

Gecaj thotë se koalicioni i ka votat për zgjedhjen e Presidentit dhe se opozita s’mund t’i pengojë

Më: 8 shkurt 2016 Në ora: 22:08

Bajram Gecaj këshilltari i kryeministrit Isa Mustafa është i ftuar në Zonën B.
Gecaj ka thënë se koalicioni i ka votat për zgjedhjen e presidentit.

”Çështja e opozitës nuk ndikon në këtë por ndikon në të pasurit probleme”

“Presidenti do të zgjidhet si në një mënyrë ose në tjetër, ne duhet të gjejmë zgjidhje të situatës sepse i ka kaluar suazat e situatës normale politike”.

“Presidentin duhet ta zgjedhim sepse kemi afat kohor, tani a do ta zgjedhim në sallën që kemi mbajtur disa herë seanca apo në sallën që është e dedikuar për këtë është çështje tjetër”.

“Presidenti duhet të zgjedhet sepse përfaqëson unitetin e popullit”.

“Do doja që të ndodhte në sallën ku duhet ndonëse salla tjetër lart nuk është kafiteri si është thënë por ka qenë një sallë e zbrazët që është improvizuar”.

“Çështja e presidentit duhet të diskutohet në organe partiake, të merret një vendim”.

Gecaj ka përmendur edhe gjuajtjen e policit me koktej molotovi në protestën e fundit.

“Ka pasur aksione, madje edhe të tillë që mund të quhen aksion terrorist si ai i koktejit të molotovit mbi trupin e policit, është tentim vrasje”.

“Ne duhet të kemi vijën e kuqe ku I thuhet jo shkelësve të ligjit”.

Madje Gecaj ka thënë se është pamje e pahijshme që deputetët të kontrollohen në detaje.

Duke numëruar këto raste Gecaj ka tha se shpreson që Haradinaj ka reflektuar se problemet zgjedhën në tavolinë.

“Unë shpresoj që Haradinaj ka reflektuar se duhet të zgjedhën problemet në tavolinën e bisedimeve se mënyra e barrikadimit dhe dhunës nuk po jep rezultate”

“Unë uroj që ky ka qenë një hap i parë”

“Haradinaj ka bërë një hap që është një hap i vogël për të por është një hap i madh për vendin për të tejkaluar krizën e vendit”

“Prej VV nuk pres asnjë hap sepse ata që nga fillimi kanë vepruar në këtë mënyrë, ata janë në elementin e vet ndërsa AAK dhe Nisma nuk janë në këtë element”.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat