Policia kërkon ndihmë për identifikimin e të moshuarës

Lajme

Policia kërkon ndihmë për identifikimin e të moshuarës

Më: 8 shkurt 2016 Në ora: 17:20

Në Stacionin Policor Qendra është sjellë një person i gjinisë femërore e moshës së shtyrë, e cila ka humbur nga shtëpia dhe nuk është në gjendje të tregojë vendbanimin e saj.

Sipas Policisë, e njëjta është hasur në rr." Bajram Kelmendi" në Prishtinë rreth orës 07:30 dhe që nga ajo kohë ajo vazhdon të jetë ne stacionin policor qendra ne Prishtinë.

Policia ka bërë përpjekje për të kuptuar adresën e banimit të saj mirëpo deri tani nuk ka qenë e mundur.

“Ne po ju përcjellim këto fotografi në mënyrë që përmes publikimit të tyre të mundësojmë identifikimin e vendbanimit të palës. Kush posedon informacion lidhur me personin në fjale le të lajmërohet në stacionin policor qendra në Prishtinë”, thuhet në një njoftim të Policisë.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat