VLAN-i si aventurë politike, fat i destinuar për Opozitën aktuale

Lajme

VLAN-i si aventurë politike, fat i destinuar për Opozitën aktuale

Nga: Ridvan EMINI Më: 8 shkurt 2016 Në ora: 17:08

Si rezultat i moskompromisit politik në raportet Qeveri-Vetëvendosje, shumica parlamentare kurrë nuk ka kalkuluar në mbështetjen e Vetëvendosjes, kurse sa i përket Nismës, ajo me numrin e deputetëve që ka në Parlament, nuk ka asnjë domethënie matematikore për të cilën do të ishte e interesuar shumica parlamentare. Vetë AAK -ja ka treguar shenja të gatishmërisë për koalicion me PDK-në edhe më herët

Zhvillimet politike në Kosovë vazhdimisht kanë dëshmuar dhe këtë po e konfirmon edhe tani se Opozita nuk është unike, siç pretendohet para opinionit. Lëvizja e fundit e liderit të AAK-së Ramush Haradinajt, pavarësisht qëndrimeve të tij shpërfaqi dallimet konceptuale që kanë mes tyre tre partitë opozitare parlamentare.

Mbete ende e diskutueshme, kurse spekulimet lidhur me këtë nuk janë konfirmuar nëse AAK -ja është e prirur ti afrohet pozitës aktuale në kuptimin e të qenit pjesë e Qeverisë, kurse për vetë Qeverinë aktuale kjo është me interes jetësor për të përmbyllur një nga pikat kyçe të marrëveshjes së koalicionit ndërmjet dy partive qeverisëse LDK -së dhe PDK-së.

Pra, bëhet fjalë për komoditetin matematikor që AAK –ja mund ta ofrojë gjatë tentimit të shumicës aktuale për të zgjedhur Hashim Thaçin si President të vendit.

(Tekstin e plotë mund ta lexoni të martën në publikimin e shtypur të gazetës kombëtare “Bota sot” në Kosovë dhe diasporë)

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat