Sokol Bashota paraqitet në Prokurori

Lajme

Sokol Bashota paraqitet në Prokurori

Më: 8 shkurt 2016 Në ora: 14:40

Kryetari i Komunës së Klinës, Sokol Bashota, sot është paraqitur para prokurorit të rastit, pas dyshimit për keqpërdorim të detyrës zyrtare dhe konfliktit të interesit.

Mësohet se Bashota i shoqëruar nga avokati i tij, ka zgjedhur që para prokurorit të mbrohet në heshtje, duke mos folur fare.

Lajmin e ka konfirmuar edhe zëdhënësja e Prokurorisë së Shtetit Liridona Kozmaqi.

Javën e kaluar Policia e Kosovës kishte bastisur zyrat e kryetarit Bashota por nuk kishte arritur ta gjente atë.

Bashota pas paraqitjes në Prokuori, ka folur për RTK-në, ku ka akuzuar organin e akuzës, se nuk po merret me dosjet e shumta të kryeministrit Isa Mustafa, të kohës kur ka qenë kryetar i Prishtinës.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat