Marrëveshje zyrtare, kufiri Kosovë – Maqedoni vetëm me letërnjoftim (Foto)

Lajme

Marrëveshje zyrtare, kufiri Kosovë – Maqedoni vetëm me letërnjoftim (Foto)

Më: 8 shkurt 2016 Në ora: 13:02

(E plotësuar) - Tashmë ekziston një marrëveshje zyrtare mes shtetit të Kosovës dhe atij të Maqedonisë, që qytetarët e të dy vendeve të mund të kalojnë kufirin vetëm me letërnjoftim. Përveç kësaj marrëveshje, të dy vendet, dhanë firmën edhe për hapjen e një vend-kalimi kufitar në Stançiq-Bellanoc, që do të ofrojë Karadakun me Maqedoninë.

Ministrat e Jashtëm, nga të dy vendet, u takuan sot në Prishtinë, nënshkruan këto dy marrëveshje por nuk dhanë ndonjë datë për fillimin e zbatimit të tyre, veçse deklaruan se do të punojnë që të njëjtat të fillojnë zbatimin sa më shpejtë.

Pas takimit, Ministri i Punëve të Jashtme i Kosovës, Hashim Thaçi tha se bashkëpunimi mes Kosovës dhe Maqedonisë i kontribuon paqes dhe stabilitetit në të gjithë rajonin.

Thaçi: Do të punojmë në implementimin e këtyre marrëveshjeve

“Sot është një moment i ri për popujt tanë. Nënshkruam marrëveshje të rëndësishme për qytetarët e Kosovës dhe Maqedonisë. Njëri për kalimin e kufirit me letërnjoftim dhe tjetri për hapjen e vend-kalimit kufitar në Bellanoc-Stançiq, që afron Karadakun me Maqedoninë. Ne do të punojmë për implementimin e shpejtë të këtyre marrëveshjeve.Ne po përpiqemi që sa më shpejtë të fillojë implementimi, është çështje e ekipeve teknike që t’i përmbyllin obligimet e tyre dhe të definojnë mënyrën, formën dhe kohën, por do të ndodhë shumë shpejtë”, tha ai.

Thaçi tha se të dy vendet kanë vlera dhe interesa të përbashkëta.

Ministri i Punëve të Jashtme të Republikës së Maqedonisë, Nikolla Poposki tha se pret që marrëveshjet e nënshkruara sot, të përcjellën me bashkëpunim edhe më të madh në fusha të ndryshme.

Poposki: Të kemi bashkëpunime edhe në fusha tjera

“Mendojmë se kemi një numër të madh të temave për bashkëpunim në ekonomi, arsim, shkencë, kulturë, siguri, infrastrukturë. Interesi ynë është që të kemi Kosovën, si fqinjë stabil, dhe në këtë drejtim edhe nënshkruam këto marrëveshjet e sotme”, tha ai.

Ai tha se biseduan edhe për mundës inë që të sigurohen fonde nga Bashkimi Europian, dhe mekanizma të tjerë ndërkombëtar financiar, në mënyrë që të zhvillojnë vendet në fusha të ndryshme.

Ndërsa Thaçi, përmendi edhe autostradën Kosovë-Maqedoni, për të cilën dhe do ta përmbyllin me sukses dhe në mënyrë të rregullt.

Kosova dhe Maqedonia nënshkruajnë marrëveshjet

Kosova dhe Maqedonia nënshkruan dy marrëveshje bilaterale. Atë për kalimin e kufirit vetëm me një letërnjoftim dhe atë për hapjen e një pikëkalimi kufitar mes dy vendeve

Zëvendëskryeministri i parë i Kosovës Hashim Thaçi, i cilësoi marrëveshje të rëndësishme dhe se shumë shpejt do të mundohen që të bëjnë edhe zbatimin e tyre.

"Nënshkruam dy marrëveshje e rëndësishme. Njëra për hapjen e një vendkalimi kufitar Stanqiq - Bellanoc, që afron Karadakun me Maqedoninë dhe njeri për kalimin e kufirit me letërnjoftime. Do të punojmë në implementim e marrëveshjeve", tha Thaçi.

Ai, potencoi se Kosova ka marrëdhënie të shkëlqyera me shtetin e Maqedonisë dhe se ky shtet është partner i rëndësishëm për Kosovën në të gjitha sferat.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat