Ky është propozimi që Thaçi ia bëri Haradinajt (Video)

Lajme

Ky është propozimi që Thaçi ia bëri Haradinajt (Video)

Më: 8 shkurt 2016 Në ora: 12:49

Zëvendëskryeministri i Kosovës, Hashim Thaçi, pas takimit të zhvilluar me kryetarin e AAK-së, Ramush Haradinaj, dhe kryetarin e LDK-së, Isa Mustafa tek Presidentja e Kosovës, Atifete Jahjaga, ka thënë se shqetësimi i Haradinajt ka qenë vetëm caktimi i agjendës elektorale dhe marrja e pushtetit, njofton Klan Kosova.

“Ramush Haradinaj asnjëherë nuk e ka ngritur si shqetësim Asociacionin dhe Demarkacionin, por kishte shqetësim tjetër, atë të marrjes së pushtetit dhe caktimin e agjendës elektorale”.

Megjithatë Thaçi ka treguar se i kanë bërë një propozim Haradinajt.

“Kemi propozuar që Aleanca të merr pjesë në shkruarjen e statutit të Asociacionit dhe në komision për Demarkacionin’.

“Haradinaj ka heshtur, por nuk e di si do të reflektojë tutje” ka potencuar ai.

Ndiqeni më poshtë deklaratën e tij.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat