Sinjalet që përcollën tre liderët përmes gardërobës së tyre (Foto)

Lajme

Sinjalet që përcollën tre liderët përmes gardërobës së tyre (Foto)

Më: 8 shkurt 2016 Në ora: 12:26

Paraqitja e liderëve në takime të rëndësishme lexohet edhe nga gardëroba e tyre.

Mos vënia e kravatës në takime të nivelit të lartë, lexohet në dy forma; "injorim apo pritje e vogël", dhe mund të interpretohet edhe si “shenjë pakënaqësie/proteste, për situatën aktuale”.

Liderë të ndryshëm në botë, i fundit kryeministri i Greqisë, përveç stileve të tyre, nuk kanë pranuar të vënë kravata në takime të niveleve të larta duke dashur të përcjellin porosinë për zgjidhjen e ngërçeve apo krizave politike që i kalonin.

Megjithatë nuk dihet nëse nga takimi i sotëm, mos vënie e kravatës nga Hashim Thaçi përcolli një sinjal të tillë.

Ndërkohë i njohur është edhe interpretimi i ngjyrave të gardërobës, e cila përcjell edhe mesazhe.

Me ngjyrë të zeze sot ishte veshur i pari i AAK-së, Ramush Haradinaj, për të cilën përzgjedhje thuhet se sjep përshtypjen e vendosmërisë, por edhe të distancimit”.

Isa Mustafa bashkë më zëvendësinë e tij kishin të veshur xhaketë dhe pantolona me ngjyrë të kaltër të mbylltë, që interpretohet si “ngjyrë e ikjes nga rreziku dhe ngjyrë e arsyes”.

Nga ana tjetër, kravatat me dominim ngjyrën e kaltër, çfarë edhe i kishin të vëna sot Mustafa e Haradinaj, përcjellin “mesazh për paqe”.

Të paktën, në takime nga të cilat nuk thuhet shumë, të tilla interpretime në mediat e huaja bëhen shumë shpesh. Por, nuk dihet nëse tre liderët kosovarë ia kanë idenë e interpretimit të ngjyrave dhe veshjeve në takime të këtyre niveleve.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat