Reagon Vetëvendosje pas takimit të Ramushit me presidenten dhe kryeministrin

Lajme

Reagon Vetëvendosje pas takimit të Ramushit me presidenten dhe kryeministrin

Më: 8 shkurt 2016 Në ora: 12:26

Ndaj takimit të organizuar nga ana e presidentes së Kosovës, Atifete Jahjaga me Hashim Thaçin, Isa Mustafën e Ramush Haradinaj, ka reaguar edhe zëdhënësi i Lëvzijes Vetëvendosje, Frashër Krasniqi.

Ai ka theksuar se zgjidhja nuk është tek Jahjaga, por tek qytetarët protestues. Sipas tij, dalja nga kriza nuk mund të vij nga dialogu me shkaktarët e krizës.

Deklarata e plotë e Krasniqit:

Kriza politike dhe institucionale në Kosovë është shkaktuar nga marrëveshjet e qeverisë që e cenojnë sovranitetin e integritetin territorial e instituconal të vendit. Thellimi i kësaj krize është rezultat i drejtpërdrejt i insistimit të po kësaj qeverie të Mustafës e Thaçit për të vazhduar me zbatimin e këtyre marrëveshjeve pavarësisht kundërshtimit.

Një dalje nga kriza që do të ishte e dobishme për sovranizimin e Kosovës dhe demokracinë në të nuk mund të vijë nga takimet, dialogu a marrëveshjet me shkaktarët e krizës, me Mustafën e Thaçin.

Zgjidhja është te qytetarët protestues, te ata dhe me ata të cilët për çdoherë e më shumë, janë të gatshëm të angazhohen politikisht për të mirën e Republikës. Zgjidhja nuk është te Jahjaga më 8 shkurt, por në shesh më 17 shkurt.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat