“Ramushi i gatshëm për gjithçka për një çikë pushtet!”

Lajme

“Ramushi i gatshëm për gjithçka për një çikë pushtet!”

Nga: P.Rudi Më: 8 shkurt 2016 Në ora: 12:19

Publicisiti Rexhep Kastrati, pas përfundimit të takimit të liderëve më presidenten Jahjaga ka kritikuar liderin e Aleancës së Ardhmërisë së Kosovës, Ramush Haradinaj.

“Vdes i shkreti për një çikë pushtet! Për pushtet nuk e kishte për gjë të pranonte vazhdimin e vendeve të rezervuara për listën "Srpska" dhe për subjektet e komuniteteve tjera etnike; ishte shprehur i gatshëm për të bërë gjitjçka: Gjykatën speciale, Asociacionin, demarkacionin. Fiksimi i tij për kryeministër, i është kthyer në sëmundje, sikurse Xha Vanit fiksimi për 'i çikë magazinier”, ka shkruar Kastrati.

Ja postimi i plotë:

Eh sa ishin mërzitur veglat kondomë brenda e rreth LDK-së që Ramushi ka shkuar në takim te presidentja! Po pse bre Ramush?! Kah po shkon bre Ramush?! Po ne që u bëmë copash për ty?! Kanë filluar të këlthasin dhe të shprehin habi, dhe e ndjejnë veten si të prerë në besë. Por Ramushi nuk e ka hallin as të tyre, as të Kosovës: i vetmi hall i tij është një çikë pushtet. Vdes i shkreti për një çikë pushtet! Për pushtet nuk e kishte për gjë të pranonte vazhdimin e vendeve të rezervuara për listën "Srpska" dhe për subjektet e komuniteteve tjera etnike; ishte shprehur i gatshëm për të bërë gjitjçka: Gjykatën speciale, Asociacionin, demarkacionin. Fiksimi i tij për kryeministër, i është kthyer në sëmundje, sikurse Xha Vanit fiksimi për 'i çikë magazinier. Dhe kjo e shtyri të bëhej truprojë e atyre që i quajnë paranojakë; të bënte diversantin në Kuvend dhe të kallte flakë policë e objekte. Tashmë kur sheh se me lotsjellës dhe me zjarr po e djeg veten, si një dështak, si një i humbur, uli kokën, dhe veproi si ai me qershiat. Veglat kondomë brenda e rreth LDK-së le t'ia krisin kujës sa të duan: Xha Vani mbetet xha Van: vdes për 'i çikë magazinier.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat