Bie brenda varrit që hap vetë: Ja video e kamikazit të avionit (Foto/Video)

Lajme

Bie brenda varrit që hap vetë: Ja video e kamikazit të avionit (Foto/Video)

Më: 8 shkurt 2016 Në ora: 11:58

Ky është momenti kur një kamikazi i dorëzohet një laptop, i mbushur me eksploziv, përpara se ai të hipte në një avion somalez.

Zyrtarët e sigurisë kanë publikuar pamjet e kamerave të sigurisë që tregojnë momentin kur Abdullahi Abdisalam Borleh merr bombën.

Borleh, një person që lëviz me karrige, hipi më pas në avionin e Daallo Airlines, që fluturonte nga Somalia për në Xhibuti.

Por shpërthimi nuk shkoi siç duket, pasi qëllimi ishte të vriteshin të gjithë personat në bord.

Shpërthimi hapi një vrimë të madhe në trupin e avionit, duke e thithur kamikazin që humbi jetën, raporton Mirror.

Kapiteni serb i avionit arriti të bëjë një ulje emergjence, duke shpëtuar jetën e të gjithë personave të tjerë.

Vetëm dy pasagjerë u plagosën.

Në videon e publikuar, duket se një person i sigurisë së aeroportit shoqëron dorëzimin e laptopit-bombë.

Sipas zyrtarëve, ky akt terrorist ka qenë i mirëorkestruar nga Al Kaeda.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat