Simiq: Ekspertët duhet të merren me çështjen e Ivanoviqit

Lajme

Simiq: Ekspertët duhet të merren me çështjen e Ivanoviqit

Më: 8 shkurt 2016 Në ora: 11:47

Igor Simiq nga Iniciativa qytetare SDP ka thënë se Beogradi është duke mbështetur ekipin ligjor dhe familjen e Oliver Ivanoviqit, por është e nevojshme që të formohet një ekip ekspertësh të avokatëve që do ta rivlerësonin këtë rast.

Ai për radion “Kontakt Plus”, tha se ai beson se ka vend për të ndihmuar Oliver Ivanoviq, i cili u dënua me nëntë vjet burgim për krime lufte të kryera në vitin 1999.

“Pres që qeveria serbe në bisedime me përfaqësuesit e BE-së të formojnë një ekip të vetëm të ekspertëve që do të jetë i pavarur, i përbërë nga ekspertët më të mirë – avokatët, të cilët do të shqyrtonin këtë çështje dhe të shohin nëse gjykimi përputhet me gjendjen reale dhe nëse janë të vërteta të gjeturat në gjykatë “, tha ai.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat