Nuk mbahet seanca rreth përleshjes së deputetëve Selimi - Kamishi

Lajme

Nuk mbahet seanca rreth përleshjes së deputetëve Selimi - Kamishi

Më: 8 shkurt 2016 Në ora: 11:43

Seanca e shqyrtimit gjyqësor në rastin e përleshjes mes deputetëve Rexhep Selimi dhe Bekim Haxhiu – Kamishi, e filluar sot, është anuluar pasi që nuk janë plotësuar kushtet për mbajtjen e saj.

Seanca nuk është mbajtur për shkak se në të nuk ka marrë pjesë kryetari i Vetëvendosjes, Visar Ymeri.

Gjykatësi i rastit, Vesel Ismajli lidhur me ndërprerjen e seancës ka thënë se “nuk i ka mbetur tjetër pos të lëshojë fletë arrestet për të implikuarit”.

Lajmin e ka konfirmuar deputeti Rexhep Selimi i cili ka qenë mospërmbushja e kushteve ka qenë mungesa në seancë e Visar Ymerit.

“Gjykatësi konstaton se nuk ekziston ftesa e pranimit të thirrjes së dërguar në adresën e tij. Pra konstatohet se Visar Ymeri nuk e ka pranuar zyrtarisht ftesën për seancën e sotme”, ka thënë Selimi.

Nuk ka datë për vazhdimin eventual të kësaj seance.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat