Zeka: Dilemat e Fatmir Limes, do t'i kushtojnë shtrenjtë

Lajme

Zeka: Dilemat e Fatmir Limes, do t'i kushtojnë shtrenjtë

Nga: P.Rudi Më: 8 shkurt 2016 Në ora: 11:13

Gazetari Milaim Zeka, në llogarinë e tij në facebook ka shkruar se dilemat e Fatmir Limes për takimin te Jahjaga do t’i kushtojnë shtrenjtë politikisht.

“Kthimi i shpines ndaj amerikaneve, do t'i kushtoje teper shtrenjte ketij lideri. Fatmir Limaj e din fare mire se cfare sakrifice kane bere SHBA, ne kohen kur vizitoi kete vend, dhe ai e din teper mire se cfare rrethnash te renda ishin per te. Madje e din edhe listen e akuzave qe drejtoheshin kunder tije, po me ne fund, amerikanet vendosen t ia japin edhe nje shance ketij njeriu”, ka shkruar Zeka.

Ja postimi i plotë:

Dilemat e Fatmir Limes, do t'i kushtojne shtrenjte politikisht
Deri naten vone, ai ishte per te shku ne takim
Dihet qe lideri i AAK se, Ramush Haradinaj, me ne fund vendosi qe te merr pjese ne takimin e organizuar nga Presidentja e vendit, Atifete Jahjaga. Ky vendim, sigurisht qe erdhi pas konsultimeve te vazhdueshme qe zotri Haradinaj kishte me faktorin nderkombetar. Ai e kuptoi me ne fund, se ne peshoren politike, grupi i cili ishte per mosshkruarje ne takim, krahasuar me pjesen tjeter e cila ishte per, gjason me hypjen ne peshore te strinces dhe elefantit. Ramushi zgjodhi kete te dytin.
Qe te jemi realist, askush me shume se sa Ramush Hardinaj, nuk ka pasur aresye qe te refuzonte kete takim. Ai disa here eshte pre ne bese nga partneret e tije, mirepo me ne fund e kuptoi se takimi ishte thirrur nga Presidentja, dhe faktori nderkombetar, i cili eshte pale ne te gjitha bisedimet.
Mirepo po e leme Ramushin, dhe te kthehemi tek lideri i Nismes, Fatmir Lima. Edhe ai e kishte deshiren dhe vullnetin qe te shkonte, por disa keshilltar te tije rreth vetes, disa edhe me larg, duke dashur qe ta shohin fundin e tije politik, dhe armiqesine ekstreme me faktorin nderkombetar, i thane atije qe te mos shkonte. Fjala tradheti sikur e goditi kete politikan, i cili edhe njehere e deshmoi se kurr nuk eshte ne gjendje qe te marre vendime te medha bazuar vetem ne intuiten e tije dhe, grumbullin e argumenteve, mbi bazen e te cilave duhet te merret vendimi.
Kthimi i shpines ndaj amerikaneve, do t'i kushtoje teper shtrenjte ketij lideri. Fatmir Limaj e din fare mire se cfare sakrifice kane bere SHBA, ne kohen kur vizitoi kete vend, dhe ai e din teper mire se cfare rrethnash te renda ishin per te. Madje e din edhe listen e akuzave qe drejtoheshin kunder tije, po me ne fund, amerikanet vendosen t ia japin edhe nje shance ketij njeriu.
Nje burim nderkombetar tha, se mosmirenjohja e Fatmir Limes per perpjekjen tone qe ta ndihmojme ate njeri, sigurisht qe do te kete nje kosto te larte per ate. Prej sot, Fatmir Limaj do te izolohet edhe me shume nga faktori nderkombetar, dhe ai do duhej te ishte i vetdijshem per kete...
Mos shkuarja e VV eshte mese e aresyeshme dhe shume e logjikshme, kur dihet se kjo force politike nuk e pranon shtetin e Kosoves: as Presidencen, as Flamurin e Republikes, as asgje fare. VV e ka deshmuar deri me tani se ka vetem nje vizion politik: te shkaterroje edhe me shume ate qe paraardhesit e tyre politik e kane shkaterruar. Kjo eshte logjika e Sali Berishes, i cili kur erdhi ne pushtet ne Shqiperi, tha se duhej rrenuar cdo gje qe kishte ngritur diktatori Enver Hoxha. Pra duhej te digjeshin edhe shkollat, edhe uzinat, te shkaterroheshin plazhet e bukura etj.
VV ka vetem nje parulle: O burra te shkaterrojme cdo gje qe kane ndertuar keta hajnat ne pushtet. Kjo logjike nuk te qon askund, por vetem mbjelle anarki totale...

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat