Haradinaj sqaron për rastin Veseli

Lajme

Haradinaj sqaron për rastin Veseli

Më: 8 shkurt 2016 Në ora: 09:50

(E plotësuar) - Në media ishte raportuar se kryetari i AAK-së, Ramush Haradinaj kishte insistuar që kryetari i Kuvendit të Kosovës, Kadri Veseli të mos jetë pjesë e takimit të sotëm të përfaqësuesve të partive politike me presidenten Atifete Jahjaga.

Lidhur me këtë, duke dashur të bëjë një sqarim, ka reaguar Aleanca për Ardhmërinë e Kosovës, përkatësisht lideri i saj.

Në sqarimin e kësaj partie thuhet:

“Takimi ka qenë i thirrur për kryetarët e partive politike parlamentare dhe jo i një formati më të gjerë.

Presidentja ka mundur ta kishte caktuar një tjetër format të takimit dhe unë s’kisha pas asnjë problem.

Por ndryshimi i formatit në minutat e fundit, nuk është serioz. Kjo ka qenë vërejtja ime, jo se kam pasur diçka personale me zotin Veseli”.

Pse Haradinaj nuk e donte Veselin në takim, edhe pse vet e kishte kërkuar?

Haradinaj, siç mësohet, gjatë gjithë kohës kishte qenë në kontakt me Veselin, madje dyshohet se edhe janë takuar, kurse mbetet e paqartë përse tash me shumë i ka besuar "Thaçit e Mustafës".

Veseli nuk merr pjesë në takimin me Jahjagën, arsyeja Ramush Haradinaj

Në takimin i cili ka filluar para pak minutash në mes të presidentes Jahjga dhe Mustafës Thaçit e Haradinajt ka qenë e planifikuar që pjesë e takimit të jetë edhe kryeparlamentari Kadri Veseli.

Mirëpo arsyeja e mos prezencës së Veselit në këtë takim ka të bëjë me liderin e AAK-së Ramush Haradinaj, ku ky i fundit kishte thënë se do të marrë pjesë në takim vetëm në rast se Veseli nuk do të jetë aty.

E duke parë që vendi është një krizë të thellë politike, Kadri Veseli ka vendosur që të mos jetë pjesë e këtij takimi në mënyrë që të vazhdohet dialogu në mes pozitës e opozitës për të gjetur një zgjidhje për dalje nga kriza.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat