Zvicra humb besimin: Shtohen jobesimtarët, Baseli me përqindjen më të lartë

Lajme

Zvicra humb besimin: Shtohen jobesimtarët, Baseli me përqindjen më të lartë

Nga: Fitim Dika Më: 8 shkurt 2016 Në ora: 09:11

Asnjëherë më parë nuk ka pasur Zvicra aq agnostikë dhe ateistë sa tani - thuajse çdo i katërti nuk ka religjion në Zvicër ose rreth 1.57 milion banorë, njofton Zyra e Statistikave. Për krahasim: Në vitin 2000 të tillë ishin vetëm 670.000 jobesimtarë. Shumica e tyre jetojnë në qytetin e Baselit, ku 45 përqind e banorëve nuk i takojnë asnjë religjioni, ndjekur nga Neuenburgu (42%) dhe Genfi (37%).

Interesante se Baseli ka edhe me numrin më të madh të muslimanëve në Zvicër, 8.1 përqind.

Sa u takon protestantëve, numrin më të madh e ka qyteti i Bernës, 53%, ndërsa katolikët janë të shumtë në Uri (80%), Appenzell dhe Wallis (të dyja 74%).

Numri i hebrejve është zvogëluar për 0,2 përqind, ndërsa numri i muslimanëve është rritur për vetëm 1.5 përqind nga viti 2000, përcjell Bota sot.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat