Kosova e Maqedonia hapin pikën e re kufitare Stançiq-Bellanoc

Lajme

Kosova e Maqedonia hapin pikën e re kufitare Stançiq-Bellanoc

Më: 8 shkurt 2016 Në ora: 07:44

(E plotësuar) - Zëvendëskryeministri, njëherësh ministër i Punëve të Jashtme në Kosovë, Hashim Thaçi, do të takojë sot në takim ministrin e Jashtëm të Maqedonisë, Nikolla Poposki.

Thaçi dhe Poposki, pritet që të nënshkruajnë dy marrëveshje, për kalim të kufirit mes dy vendeve me letërnjoftime, si dhe marrëveshja për hapjen e vendkalimit kufitar Stançiq-Bellanoc, të cilat më pas duhet të ratifikohen edhe nga parlamentet e dy shteteve.

Takimi i dy homologëve në Prishtinë, është konfirmuar edhe përmes një njoftimi për media ku thuhet se Thaçi dhe Poposki do të takohen sot në orën 11:30.

“Pas takimit, në Sallën për Medie, P 32, në Ndërtesën e Qeverisë, zëvendëskryeministri Thaçi dhe ministri i Jashtëm maqedonas Poposki do të nënshkruajnë Marrëveshjen ndërshtetërore për kushtet e udhëtimit për shtetasit e Republikës së Kosovës dhe Republikës së Maqedonisë, si dhe Protokollin për mënyrën e ndërtimin dhe hapjen e Pikës së re kufitare të përbashkët për udhëtim rrugor ndërkombëtar ndërmjet dy shteteve- Stançiq-Bellanoc”, thuhet në njoftim.

Thaçi dhe Popovski pritet të diskutojnë edhe për autostradën Shkup-Prishtinë, si dhe për projektet e përbashkëta në nismat rajonale.

***

Zëvendëskryeministri i parë, njëherësh ministër i Punëve të Jashtme të Republikës së Kosovës, Hashim Thaçi sot do të zhvillojë një takim bilateral me ministrin e Punëve të Jashtme të Republikës së Maqedonisë, Nikola Poposki.

Pas takimit, në Ndërtesën e Qeverisë, zëvendëskryeministri Thaçi dhe ministri i Jashtëm maqedonas Poposki do të nënshkruajnë Marrëveshjen ndërshtetërore për kushtet e udhëtimit për shtetasit e Republikës së Kosovës dhe Republikës së Maqedonisë, si dhe Protokolin për mënyrën e ndërtimin dhe hapjen e Pikës së re kufitare të përbashkët për udhëtim rrugor ndërkombëtar ndërmjet dy shteteve- Stançiq-Bellanoc.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat