Tetë vjet pavarësi të Kosovës, Medvegja edhe më keq se sa ishte

Lajme

Tetë vjet pavarësi të Kosovës, Medvegja edhe më keq se sa ishte

Më: 8 shkurt 2016 Në ora: 00:43

Fully, 06 shkurt. Edhe pse ishte festë në gjithë qytetzën e Fully të Valisit, e në anën tjetër edhe përfundimi i gjysmë vjetorit të parë të shkollës në këtë pjesë të Zvicrës, megjithate, kur është në pyetje Medvegja, vijnë mërgimtarë nga të gjitha trevat shqiptare, por edhe i pari i komunës e deputetë zviceranë. Mjafton prezenca e tyre në këto festa që organizon Shoqata Humanitare „Medvegja“, me qendrën e saj në Fully, për të kuptuar, se sa çmohen këta veprimtarë që janë rreth shoqatës. Kjo shoqatë, është e njohur, jo vetëm në Zvicër, e atdheun tonë, por edhe në tërë europën e deri në Amerikë. Punë, punë, e sinqeritet, pa u futur në politikë, por normal duke e dashur gjithmonë atdheun e tyre, atdheun e të parëve të tyre, Medvegjën, ate tokë shqiptare. Të përmendësh emër e mbiemër kryesinë e kësaj shoqate, është pak, sepse menjihere, na kujtohet historia e tyre madhore që kanë bërë për atdhe nëpër periudha të ndryshme dhe na duhen faqe të tëra për ti përshkruar. Kjo kryesia, edhe në të kaluarat, nuk u ndalë e as që do të ndalet, duke e ditur, se ka rreth vetes bëmirës të vërtet. Këta veprimtarë, po i frymëzojnë brezat e rinjë, që ta duan Medvegjën dhe atdheun në përgjithësi. Mundemi të themi lirisht, se në Zvicër, është organizimi i parë, që filloi për tetë vjetorin e pavarësisë së Kosovës nga kjo shoqatë. Ishte e shtuna, e datës 6 shkurt, që mblodhi qindra bashkatdhetarë, nga katër anët e Zvicrës, por edhe nga të gjitha trevat shqiptare, për të festuar.
Si edhe herave tjera, edhe kësaj here, medvegjasit mërgimtarë, të bashkuar rreth Shoqatës së tyre Humanitare “Medvegja”, organizuan në mënyrën më të mirë të mundshme, mbrëmjen festive, kushtuar tetë vjetorit të pavarësisë së Kosovës.

Po ti shikosh këta veprimtarë, në sytë e tyre, shihet një sinqeritet i rrallë, e rrudhat e tyre në ballë, tregojnë edhe vështirësitë e mëdha që i kanë pasur, duke ditur e kuptuar, se nuk është e lehtë të veprohet në mërgim drejtuar atdheut, aty është, z.Zenel Neziri, Musa Neziri, Zejnullah Namani, Sabit Hyseni, Ismet Selmani, Fadil Selmani, Fadil Baftiu, Hasan Jakupi, Zymer Hajrullahu, Hafiz Zeka, zonjushën Sofie Namani, Xhevat Neziri, etj, etj. Gjithmonë, i palodhshëm është edhe Baci Limon, veprimtari i orëve të para të shoqatës. Edhe pse me moshë të thyer, ai nuk mungon në organizime të shoqatës, duke i frymëzuar edhe për të ardhmen.Të shikosh kryesinë e kësaj shoqate është vërtet emocionuese, se në çdo manifestim që mbahet në Zvicër, ata me harxhimet vetanake, shkojnë dhe përcjellin përshëndetjen e medvegjasës shqiptare, me kilometra të tërë, herë në Cyrih, St.Gallen, e herë, herë në Strasburg, Hag, Bruksel, Berlin, Tetovë, Tiranë, Preshevë, Malci. Skena me një modesti të rrallë, ashtu si edhe herave tjera, aty ishte Skënderbeu, Ismail Qemajli, Adem Jashari, Isa Boletini e Presidenti historikë i Kosovës Dr.Ibrahim Rugova. Vërtet është për tu marrur lakmi organizimeve që bënë kjo shoqatë, sepse asnjëherë, nuk ka ndodhur asnjë incident, por festojnë e vallëzojnë dhe në fund ndahen të buzëqeshur. Valonte flamuri kombëtarë, ai i Kosovës dhe i miqëve tanë zviceranë. Pas disa valleve të përgaditura nga Shoqëria Kulturo Artistike „Medvegja“, fjalën e mirëseardhjes e mori kryetari i shoqatës, z.Zenel Neziri.

Manifestimin kësaj here e nderoi edhe ish komandanti i UÇPMB-së, z.Shefket Hasani, z.Fazli Musliu, kryetar i SHHLP, Bajram Mulaj veprimtarë, etj.

Zenel Neziri, kryetari i shoqatës e filloi përshëndetjen e tij me këto fjalë:

“Mirësekeni ardhur të nderuar vëllezër, të respektuar motra, e fëmijë të dashur, medvegjas e medvegjase.
Është kënaqësi, kur po ju shohim në këtë kremtë të madhe, tetë vjet të shtetit të Kosovës, në mesin tonë, në mesin e medvegjasëve. Të nderuar vëllezër, e miqë zviceranë, diplomatë zviceranë, përfaqësues të mediave, më lejoni, që t`ju falënderojmë në emrin tim dhe në emër të kryesisë dhe gjithë mërgimtarëve medvegjas. Të nderuar zotërinjë, deputetë e miqë, si z.Christopf Darbelley, Eduard Fellay, Geraldine Marchand Ballay, Caroline Ancay, Yanick Butte, Gerard (Beni) Ancay, prindër të z.Darbelley dhe shumë zviceranë të tjerë, ju falënderoj shpirtërisht në emrin tim dhe të anëtarëve të shoqatës, për prezencën tuaj dhe mbështetjen e madhe që na keni dhënë dhe po na jepni. Perendia ju bekoftë ju, familjet tuaja dhe Zvicrën. Ne medvegjasit, jemi krenarë, që kemi kontribuar për pavarësinë e Kosovës dhe pas saj. Jemi një e do të jemi edhe në të ardhmen. Se si është Medvegja jonë, këtë e dini, besoj, se keni dëgjuar, prandaj, nuk do të ndalem në këtë drejtim, por ja rikujtoj, se Medvegja, nëse harrohet, atëherë, gjeneratat e reja do ju gjykojnë dhe padyshim perendia do ti dënojë ata, që nuk duan të dëgjojnë për këto troje gjithmonë shqiptare. Po kalojmë një situatë të rëndë, edhe pse tetë vjet kaluan me Kosovën shtet edhe pse kaluam 103 vjet shtet shqiptarë, atje, është bërë një Çamëri e dytë, vetëm me armiqë të tjerë, atje pushteti grekë e këtu pushteti serbë. Atje nuk valon flamuri i shtetit shqiptarë, atje është terr vërtet në të gjitha drejtimet.

Të mos harrojmë, se ajo tokë ka rritë dhe ka lindë shumë veprimtarë nëpër periudha të ndryshme, mjafton të kujtojmë rilindasin e fundit Akademikun tonë Idriz Ajeti, pastaj, kujtoni Xhim Xhemën, që arriti ti bëj miqë më të mëdhenjtë e botës, shumë kongresmenë amerikanë, që asnjëherë nuk ju ndal së punuari për atdheun.

Të nderuar miqë zviceranë, dua t`ua them dy fjalë: " Serbia me këtë qeveri është e njejtë me ate të kryekriminelit Millosheviq. Vjodhën lapidarin e dëshmorëve nga qendra e Preshevës, u munduan të vjedhin historinë, po, po, po duan ta vjedhin historinë, për ju është e pakuptimtë, por kujtoni kryekriminelin Millosheviq dhe mjaftonë kjo.

Dëshmorët që ranë për atdhe, ata janë dhe do të mbesin në hymnin kombëtarë, në flamurin tonë kombëtarë, sepse për flamur dhanë jetën, dhanë jetën për të qenë të bashkuar ne dhe të lirë. Të kremtojmë sonte, se jemi më të fortë se asnjëherë më parë, me Shqipërinë në NATO, Kosovën e pavarur, e tash na duhet, të punojmë për Medvegjë, Bujanoc e Preshevë, pastaj për Çamëri, e Malci. Dua të ju njoftojë, për këto 30 vjet bamirësi shoqata jonë, i madh e i vogël nuk ka kursy për çlirimin e Kosovën, për tempullin e diturisë në Prishtinë e Tetovë e në Tiranë, ne jemi shqiptari, donë apo nuk donë dikushi. Po afrohet edhe 1, 2 marsi, i Referendumit të Kosovës Lindore, që treguam në ate kohë, se jemi për ribashkim me Kosovën, prandaj, u bëj thirrje gjithë atyre, që e kanë në dorë të flasin për fatin e këtyre trevave, të mos lëshojnë asnjë sekond, sepse nuk duam, që të jemi jetime, sepse nuk e meritojmë.

Ne nuk do të flejmë, nuk do të rrijmë në gjumë, por faktori politikë atje, të jetë më i bashkuar, se vetëm të bashkuar do të ecim te para. Të lëjnë inatet me një anë, sepse edhe ne e dijmë, se kush po punon dhe kush po mundohet të manipulojë në këto situata.

I bëjmë thirrje faktorit ndërkombëtarë dhe qeverisë së Kosovës, që të mos e harrojë Medvegjën, Bujanocin e Preshevën. Përkulem para dëshmorëve, familjarëve të dëshmorëve, invalidëve të luftës, veteranëve të luftës. Lavdi dëshmorëve, perendia e bekoftë popullin tonë, miqtë tanë zviceranë, amerikanë dhe gjithë ata që e duan paqen dhe që luftojnë për paqe. Gëzuar tetë vjetorin e pavarësisë së Kosovës. Të nderuar të pranishëm, ju falënderoj në emrin tim, në emër të kryesisë dhe anëtarëve të shoqatës, që nuk po na lini vetëm, keni udhëtuar edhe mbi 300 km, që të jeni në mesin tonë, kjo na bënë edhe më të fortë. Më lejoni, që ti drejtohem të gjithë vëllezërve medvegjas, por edhe të trevave shqiptare, që nuk janë anëtarë në shoqatë, të afrohen, e të bashkohemi, ti lëjmë fjalët nëpër lokale, por të afrohemi, ti lëjmë inatet, po të bashkohemi edhe më shumë, dhe të ecim te para. Edhe dëshmorët duan që ne të jemi të bashkuar, edhe miqtë tanë na duan kur jemi me një fjalë. Populli shqiptarë, është popull i paqes, i ka dhënë shumë botës demokratike. Të mos i lëjmë gjeneratat e reja që po rriten në gurbet, pa adresë, ata herë do kur, do të duan që të kthehen në atdheun e të parëve. Gëzuar tetë vjetorin e pavarësisë së Kosovës, perendia ju bekoftë që të gjithëve, mos e harroni Medvegjën, mos e harroni ate tokë shqiptare, mos e harroni ju lutem, të punojmë më shumë. Gëzuar“.

Fjala përshëndetëse iu dha kryetarit të Fully, z. Eduard Fele, i cili ndër të tjera tha:

“Gjithmonë kam qenë në mesin tuaj dhe do të jem. Këto manifestime janë të mirëprituira nga ne. Ne jemi shumë të kënaqur me punën që po bënë kjo shoqatë. Urime të gjithëve pavarësia e Kosovës”.

Edhe z.Janik Bytte, deputet në Parlamentin e Zvicrës nga partia e CVP i përshëndeti të pranishmit.
Një fjalë përshëndetëse iu dha edhe ish komandantit të UÇPMB-së, z.Shefket Hasani, ku i përshëndeti të gjithë të pranishmit, përgëzoi Shoqatën Humanitare „Medvegja“ dhe recitoi një poezi, ku bënë thirrje të mos harrohet Lugina e Preshevës, e sidomos Medvegja. Me disa fjalë të pranishmit i përshëndeti edhe Fazli Musliu, kryetar i SHH „Lugina e Preshevës“, me qendrën e saj në Gossau të St.Gallenit, ku përsëriti, se këto dy shoqata, ishin e do të mbeten, si vëllezër nëmes veti, sepse kanë bashkëpunuar e do të bashkëpunojnë edhe në të ardhmen. Edhe Demë Xhaferaj, kryetar i nëndegës së LDK-së për Chable përshëndeti të pranishmit dhe uroi tetë vjetorin e pavarësisë medvegjasëve dhe të gjithëve që ishin prezent, si dhe ndau nga një monografi të degës së LDK-së për Zvicër, kryetarit të Shoqatës, kryetarit të SHKA „Medvegja“, Shoqatës, si dhe arkatarit të shoqatës. Vlenë të përmendet edhe programi i mirë, i SH.K.A “Medvegja”, e cila me këngë e valle, madhështuan edhe më shumë këtë manifestim, ndërsa Xhevat Neziri e moderoi manifestimin në fjalë. Ish kryetari i CVP-së, z.Christophe Darbelley, që është një personalitet i njohur dhe mikë i madh i medvegjasëve, nuk mungoi as kësaj here.

Z.Darbelley, u ftua nga kryetari i SHH “Medvegja”, z.Zenel Neziri që ta merr fjalën dhe ai përshëndeti kryesinë dhe të gjithë të pranishmit, duke ju uruar festën.

Aty në ora 01. 00 të mesnatës, përfundoi ky manifestim, duke u ndarë të gjithë të kënaqur dhe duke u lutur, që këto treva shqiptare, përasnjëherë, nuk do të harrohen nga qeveria e Shqipërisë dhe ajo e Kosovës. E në anën tjetër, kjo kryesi e shoqatës, me anëtarët e saj dhe me miqtë e trevave tjera shqiptare, të zotuar, nuk do të ndalen për të mirën e Medvegjës./ Dahest Luma, Bernë




Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat