“Napoli, një brez 20-vjeçarësh të tmerrshëm ka zëvendësuar bossët”

Lajme

“Napoli, një brez 20-vjeçarësh të tmerrshëm ka zëvendësuar bossët”

Më: 7 shkurt 2016 Në ora: 22:59

Një “sasi e frikshme armësh që qarkullojnë nëpër rrugë”. Banda të rinjsh kriminelë që janë gati të bëjnë çdo gjë “që qëllojnë ku t’iu teket dhe ndaj janë edhe më të frikshëm”. Është një “situatë e jashtëzakonshme në anën e rendit publik, që nuk ka të krahasuar në Europë, është më keq se në getot e Parisit”, ajo me të cilën përballet sot zona metropolitane e Napolit sipas pikëpamjes së një prokurori që e njeh fare mirë realitetin e qytetit dhe të rajonit: prokurori i antimafies Franco Roberti, shkruan la Repubblica.

Çfarë po ndodh në Napoli, procuratore Roberti?

“Është një situatë paradoksale: organizatat kamorriste tradicionale janë goditur thuajse të gjitha nga ndërhyrje gjyqësore vendimtare. Janë sekuestruar dhe konfiskuar prona me vlera tepër të mëdha. Sot kamorra ka numrin më të lartë të abshkëpunëtorëve të drejtësisë dhe plot 294 të dënuar me burgim të përjetshëm nga 725. E megjithatë, nëpër rrugë gjërat janë përkeqësuar”.

Pse?

“Shtrëngimi ka funksionuar, por pikërisht për këtë arsye ka shkaktuar boshllëk të pushtetit kriminal, duke krijuar hapësira për grupe kamorriste fëmijësh që nuk kanë mbushur as 20 vjeç, për të mos thënë që ka edhe minorenë, që përplasen për kontrollin e territorit dhe të tregut të drogës. Kanë shumë armë në dispozicion dhe janë gati të vrasin për hiçgjë. Nuk besoj se, në panoramën kombëtare apo europiane, ekzistojnë shembuj të ngjashëm”.

Çfarë e bënë këtë territor kaq të dnryshëm nga zona të tjera të vendit dhe të qarkut?

“I gjithë konteksti është i jashtëzakonshëm. Ka probleme që nuk janë zgjidhur prej 200 vjetësh, nga braktisja e shkollës te papunësia në rritje që kompensohet nga ekonomia e zezë që kontrollohet nga kamorra, çka është themeli i penetrimit i modelit kamorrist në sferën sociale. Zona metropolitane mbulon 10 përqind të qarkut, por në këtë 10 përqind, jetojnë njëri me tjetrin, thuajse katër milionë persona. Ka lagje të tëra që, për shkak të situatës së tyre urbane dhe në mungesë të infrastrukturave të përshtatshme sociale, janë kthyer vetë në krimogjene. E kam fjalën për lagje si Forcella, Scampia, Parco Verde di Caivano, Rione Salicelle në Afragola. Dhe ka plot të tjera, që janë kaluar lagjeve suburbane të Parisit”.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat