​Facebook i beson mirëmbajtjen e rrjetit social shkodranit 14 vjeçar

Lajme

​Facebook i beson mirëmbajtjen e rrjetit social shkodranit 14 vjeçar

Më: 7 shkurt 2016 Në ora: 22:50

Një fëmijë i zakonshëm është Nilidon Pepushaj, 14 vjeçari shkodran që dëshira për të krijuar dita-ditës po e bënë të veçantë. Ka aftësi të mëdha në përdorimin e kompjuterit. Aq sa stafi i rrjetit më të madh social, Facebook, e ka vënë atë në listën e njerëzve të besuar dhe tashmë ai ka qasje në mirëmbajtjen e këtij rrjeti.

Atij i është kërkuar nga Facebook që të mbyllë faqet jo-reale. Ai ka mbyllë edhe atë të Adi Krastës dhe Tom Doshit që nuk ishin vërtetë të tyre.

Programet kompjuterike edhe aftësinë e tij për t’i zotëruar ia dedikon profesorit të tij, Arben Çokaj dhe librave të tij.

Ai përdor programet e fundit hollivudiane për krijimet e tij kompjuterike të cilat i publikon në kanalin e tij në youtube.

“Unë kam kanalin në youtube ku hedh video dhe shpjegoj probleme kompjuterike. Profesori Arben Çokaj më ka ndihmuar shumë. Dy librat që ai ka botuar janë tepër të vlefshme”, ka thënë Nilidon Pepushaj, njofton Oranews.

Gjithashtu është shpërblyer nga youtube, ku edhe ka përfituar pagesë për të cilat paguan edhe taksa.

Pasioni i Nilidonit 14 vjeçar, nuk është vetëm bota kompjuterike. Letërsia zë gjithashtu një vend të veçantë në kohën e tij. Ai ka botuar tre libra deri tani dhe është në botim të katërtit.

‘Zoti i zi në Shtëpinë e Bardhë’ është botimi i parë i tij i frymëzuar nga filmat vizatimorë. Botim i dytë është romani ’15 minuta lojë me kohën ‘

Lirikën e ka shfaqur në vëllimin me poezi të titulluar ‘Qesh e Qaj me mijëra djaj’.

Një libër i tij i preferuar është edhe një libër i presidentit amerikan,Barack Obama, i cili ka lënë shenjë në memorien e Nilidonit për triumfin e tij si njeriu më i fuqishëm në botë. Dhe meqë jemi tek politika, ka edhe një krahasim për politikën në Shqipëri.

Një libër që do t’ua sugjeronte fëmijëve të moshës së tij është Tom Sojeri.

Rasti i Nilidon Pepushajt nga Shkodra është një rast i veçantë për të gjithë fëmijët shqiptar, po ashtu edhe një rast frymëzues, se si me punë dhe dëshirë mund të arrish shumë sukses.

Nilidon Pepushaj është një 14 vjeçar nga Shkodra. Ai vazhdon klasën e tetà « në shkollën jopublike të quajtur ‘Zemra e Krishtit’.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat