Nga fluksi i madh i atyre që lanë Kosovën viteve të fundit, 17 mijë u kthyen më 2015

Lajme

Nga fluksi i madh i atyre që lanë Kosovën viteve të fundit, 17 mijë u kthyen më 2015

Më: 7 shkurt 2016 Në ora: 21:37

Viti 2014 mbaroi me fillimin e ikjes së qytetarëve nga Kosova, e me të njëjtin trend filloi edhe viti 2015.
Numri i qytetarëve që braktisnin vendin sa vinte e rritej. Adresa më e kërkuar e emigrantëve kosovarë, pasi kalonin kufirin hungarez, ishte Gjermania. Por, kjo e fundit filloi t’i kthejë shumicën nga ta.

Vetëm gjatë vitit 2015, numri i qytetarëve nga Kosova të cilët kanë kërkuar azil, sillet rreth 60 mijë. Këto të dhëna janë nga EUROSTAT.

Por, Gjermania filloi t’i kthejë shumicën nga ta. Nga ky vend në Kosovë deri tani janë riatdhesuar 17 mijë persona.

Ndërsa vitin e kaluar, njëri nga kushtet për plotësimin e tetë kritereve që Kosova duhet të përmbushte për të marrë rekomandimin për liberalizim vizash, ishte edhe riatdhesimi.

Për këtë, Kosova ka ndërtuar bazën ligjore dhe strategjike për menaxhimin e migrim it si koncept të përgjithshëm.
Zyrtari për migracion në Ministrinë e Punëve të Brendshme, Valon Krasniqi, ka thënë për KosovaPress se viti 2015-të karakterizohet me rritje të dukshme të numri të personave të riatdhesuar.

“Në vitet e fundit kemi pas një numër afër 5000 persona të riatdhesuar në vit, përderisa 2015 karakterizohet me rritje të dukshme të numrit të personave të riatdhesuar, si pasojë e fluksit të fundit të qytetarëve Kosovarë që kanë lëshuar Kosovën në fund të vitit 2014 dhe në fillim të vitit 2015. Gjatë vitit 2015 janë riatdhesuar rreth 17 mijë persona”, ka pohuar Krasniqi.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat