Muhamet Mustafa: Profesionalizmi, kompetenca dhe guximi i Bajram Marajt

Lajme

Muhamet Mustafa: Profesionalizmi, kompetenca dhe guximi i Bajram Marajt

Më: 7 shkurt 2016 Në ora: 20:51

Deputeti i LDK-së, Muhamet Mustafa, ka kujtuar avokatin e ndjerë, Bajram Maraj.
Maraj ka ndërruar jetë javën që shkoi në Pallatin e Drejtësisë.

Mustafa, me anë të një postimi në Facebook ka folur për profesionalizmin, kompetencën dhe guximin e Marajt.

“Javen qe po shkon ndrroi jete avokat Bajram Maraj. E njoha kah mesi i viteve 80 kur punonte ne Qeverine e Kosoves ( Keshilli Ekzekutiv I Kosoves)) si Ndihmesminister per legjislacion.

Edhe ato kohe kishim telashe me Serbine e cila thuaja me te njejten mendesi si kjo e sotmja , pas demonstratve te vitit 1981, ndermorri gjithcka qe ta vente Kosoven nen pushtetin e saj. U imponuan bisedime midis dy qeverive per te ashtuqujturat ceshtje me interes te perbashket, po synimi serb ishte qe hapa pas hapi te arrinte qellimin.

Kemi qene bashke ne keto bisedime gjate viteve 84=85 me dhjetra here dhe gjithere me ka imponuar profesionalizimi, komptrenca konskuenca dhe guximi i tij. Natyrisht qe nuk mund ta arrinim asnje pajtim me palen serbe.

Per te arritur qellimet e saj Serbia u detyrua qe defakto ta pushtoje Kosoven me vone me 1990 dhe Bajrami, humbi punen po nuk u dorezua. Edhe si advokat punoi me profesionalizem dhe dinjitet. Familjes dhe miqeve te tij u mbetet te ruajne kujtimin e mire per te”, ka shkruar Mustafa në Facebook.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat