Deda tregon arsyet pse është i mirë takimi me Presidenten

Lajme

Deda tregon arsyet pse është i mirë takimi me Presidenten

Më: 7 shkurt 2016 Në ora: 20:10

Deputeti i Lëvizjes Vetëvendosje, Ilir Deda ka thënë se janë një mori gjerash që nesër në takimin te Presidentja Jahjaga mund të thuhen.

“Takimi i nesërm te Presidentja Jahjaga është mundësi e mirë që t'i thuhet direkt Thaçit e Mustafës që e kanë shkelë Kushtetutën, që duhet të japin dorëheqje dhe të ofrohet data e zgjedhjeve të parakohshme. Gjithashtu, mund të kërkohet që Presidenti i ardhshëm të zgjidhet nga qytetarët, e jo në Kuvend”, shkruan Deda nw Facebook.
Ja postimi i plotë i Dedës në Facebook:

“Nuk ka arsye që liderët e partive të mos flasin. Tek e fundit biseda nuk do të thotë edhe marrëveshje. Takimi i nesërm te Presidetja Jahjaga është mundësi e mirë që t'i thuhet direkt Thaçit e Mustafës që e kanë shkelë Kushtetutën, që duhet të japin dorëheqje dhe të ofrohet data e zgjedhjeve të parakohshme. Gjithashtu, mund të kërkohet që Presidenti i ardhshëm të zgjidhet nga qytetarët, e jo në Kuvend. Mund edhe të vendoset që këto biseda liderësh të zgjasin deri me 15-16 shkurt, që të ketë presion kohor për zgjidhje. Dhe kështu para 17 shkurtit të shihet qartë kush nuk do marrëveshje. Edhe armiqtë pas luftës flasin, e ne krizën që e krijuam vet duhet ta zgjidhim vet, me vendim të përbashkët për zgjedhje të parakohshme”, shkruan ai.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat