"Kur Ramush Haradinaj merr vendime të rëndësishme për vendin nuk e pyet Driton Çaushin"

Lajme

"Kur Ramush Haradinaj merr vendime të rëndësishme për vendin nuk e pyet Driton Çaushin"

Më: 7 shkurt 2016 Në ora: 19:34

Pas vendimit të liderit të AAK-së Ramush Haradinaj se do të marr pjesë nesër në takimin me presidenten Jahjaga, sekretari i lëvizjes opozitare Vetëvendosje, Driton Çaushi reagoi duke e quajtur takimin e nesërm si filtrim i z. Ramush Haradinaj dhe si përkrahje për Hashim Thaçin e Isa Mustafën.

Në anën tjetër, vjen reagimi i anëtarit të kryesisë së AAK-së Fatos Mani i cili në profilin e tij në Facebook shkruan se, kur Ramush Haradinaj merr vendime të rëndësishme për vendin nuk e pyet Driton Çaushin.

Ja reagimi i tij i plotë:

Z. Ramush Haradinaj deri me sot ka marr shume vendime te rendesishme politike e publike dhe per asnjerin prej tyre nuk e ka pyet Driton Çaushin.

Kyqja ne luften e UÇK (familjarisht), koalicionin me dr Ibrahim Rugoven, shkuarja vullnetare ne Gjykaten e Hages dhe vendimi per Bashkimin e Opozites jane disa prej tyre.

Vetvendosje s’ka nevoje te kthehet ne paranojen e dikurshme se “veç ata e duan dhe mendojne per Kosoven”, sepse eshte naive dhe e rrezikshme.
Kauza eshte e te gjitheve, pavaresisht se kemi te drejt ta shpjegojme ne menyra dhe vende te ndryshme.

Opozita duhet te mbetet e bashkuar ne veprim jo per interesa partiake, por sepse sot eshte zeri dhe adresa e bashkuar e te gjitha shtresave qytetare. Kjo u deshmuan ne protesten e 9 Janarit.

>>Qaushi godet Ramush Haradinajn: Takimi me Thaçin e Mustafën është flirtim me ta

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat