Imer Mushkolaj: S’ka asgjë të keqe, të shkosh në takim te Presidentja

Lajme

Imer Mushkolaj: S’ka asgjë të keqe, të shkosh në takim te Presidentja

Më: 7 shkurt 2016 Në ora: 17:49

Njohësi i çështjeve politike Imer Mushkolaj, ka komentuar takimin e thirrur nga ana e presidents Atifete Jahjaga, rrjedhimisht edhe konfirmimin për pjesëmarrje të liderit të AAK-së, Ramush Haradinajt.

Sipas tij, nuk ka ndonjë të keqe, po qe se opozita shkon në këtë takim. Por siç ai është shprehur, për ta bërë të qartë alternativën e opozitës.

“S’ka kurgjo t’keqe me shku n’takim te presidentja. nji mundësi me e bo t’qartë edhe njiherë opsionin e opozitës”, ka shkruar ai në facebook.

Ndryshe, pjesëmarrjen në këtë takim e ka konfirmuar vetëm AAK-ja, përderisa dy partitë e tjera opozitare, VV dhe NISMA, e kanë refuzuar bindshëm.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat