Parashikimi i motit: E mërkura dhe e diela me shi

Lajme

Parashikimi i motit: E mërkura dhe e diela me shi

Më: 7 shkurt 2016 Në ora: 17:38

Në pesë ditët e ardhshme, vendi do të ndikohet nga masat e ajrit të cilat burimin e kanë nga ana jugperëndimore e Kontinentit.

Sipas Institutit Hidrometeorologjik të Kosovës, këto masa relativisht të ngrohta nuk do të jenë stabile, kështu që nga mesi i javës do të ketë rënie në fushat barike, gjë që gjatë ditës së mërkurë pritet të ketë reshje shiu, kurse në viset malore këto reshje do të jenë të përziera me borë.

Sasitë më të mëdha të reshjeve pritet të bien në jugperëndim dhe në perëndim të vendit, derisa në pjesët kjo sasi e reshjeve pritet të jetë më e ulët.

Vlerat minimale të temperaturave gjatë natës do të lëvizin ndërmjet -2 deri 3 gradë, kurse maksimalet e ditës do të lëvizin nga 9-13 gradë Celsius.

Nga dite e enjte dhe të premten reshje nuk do të ketë në pjesën dërrmuese të vendit, por që gjatë vikendit (kryesisht të dielën) serish do të fillojnë reshjet të cilat pritet ta përfshijnë tërë territorin.

Do të fryjë erë kryesisht nga drejtimi i jugperëndimit, e cila të mërkurën pritet të jetë me vlera më të mëdha – diku nga 1-11m/s.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat