Haradinaj: Ja pse iu përgjigja ftesës së presidentes

Lajme

Haradinaj: Ja pse iu përgjigja ftesës së presidentes

Më: 7 shkurt 2016 Në ora: 17:25

Kryetari i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës, Ramush Haradinaj ka arsyetuar vendimin e tij për takimin me liderët tjerë të pozitës, i cili do të ndodh nesër me ftes të presidentes, Atifete Jahjaga.

Sipas një komunikate të AAK-së, Haradinaj do të kërkon që të shpërndahet parlamenti dhe vendi të shkojë në zgjedhje të parakohshme, si e vetmja mundësi kjo për të dalë nga kriza.

Ja 6 arsyetimet e Haradinajt:

1. I jam përgjigjur pozitivisht takimit të Presidentes në mënyrë që prezantoj qëndrimin tonë, tashmë të bërë publik e të palëkundur se si të dalë vendi nga kriza institucionale politike.

2. Në këtë tryezë do të kërkoj që të shpërndahet parlamenti dhe vendi të shkojë në zgjedhje të parakohshme, si e vetmja mundësi kjo për të dalë nga kriza.

3. Po ashtu do të kërkoj që zgjedhja e presidentit të bëhët me votë të drejtpërdrejtë nga populli.

4. Do t'i njoftoj akterët e kësaj tryeze se Opozitae bashkuar është e vendosur ta vazhdojë kundërshtimin politik e qytetar deri në përgjigje pozitive për këto kërkesa.

5. Vlerësoj se izolim i i udhëhehësve opozitarë, nënkupton izolim nga kauza e drejtë e opozitës, e cila duhet të depërtojë çdo kund, duke përfshirë edhe qarqet ndërkombëtare. Ndërkaq vlerësimet e individëve për qëndrimin tim dhe të AAK-së, në raport me këtë tryezë, i konsideroj ose të ngutshme, ose me agjendë.

6. Pavarësisht prej të gjithave, AAK do të mbetet e palëkundur në frontin e përbashkët opozitar të kundërshtimit të degradimit të mëtejm të shtetit!

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat