Të harruar e të mbytur në varfëri (Foto)

Lajme

Të harruar e të mbytur në varfëri (Foto)

Më: 7 shkurt 2016 Në ora: 17:18

Askush nuk po i ndihmon ata. Të humbur e të harruar, familja Arifi e zbardhë çdo ditë në këtë barakë, në Obiliq, e cila nuk posedon as kushtet elementare për banim. I zoti i shtëpisë ka probleme me shëndet dhe nuk gjen dot punë. Derisa, Ajshja duhet të kujdeset për shtatë fëmijët që kanë.

Në një ambient të tillë, ku ata po jetojnë, ka rrezik edhe për ndonjë sëmundje për fëmijët. E kjo po e shqetëson shumë nënën e tyre.

Arifi:Tetë vite në një barakë, pa asnjë përkrahje

“Ne që tetë vite po i bëjmë këtu. Edhe frika e fëmijëve se po më sëmuren, banjot janë të mbyllura, ujë nuk qet, duhet të pastrojmëujin menjëherë që të mostubohet uji e të vije aromë e keqe,badihava nuk ke kushte , kur nuk ke kushte nuk ke se si t ë i rri gati. Na jemi në gjendje shumë katastrofë, jemi shumë në kushte të vështira, burri nuk punon, unëvetë nuk punoj askund.Burri është paki sëmurë , shtatë fëmijë i kemi, nuk kemi se ku të shkojmë, as nuk kemi tokë e as shtëpi , asgjë nuk kemi, një social e kemi me këtë duhet të mbajmë fëmijët. Një shok i djalit tim që po na ndihmon pak, çdo muaj na bjen harq, asgjë tjetër nuk kemi, kushtet shumë të vështira, ne nuk kemi se ku të shkojmë, këtu duhet të jetojmë me zor”, thotë ajo.

Ajshja mundohet të rrëfejë jetën e vështirë që po e bëjnë në qendër të Obiliqit. Siç thotë ajo, qindra herë kanë qenë në komunë për të kërkuar ndihmë por krejt kjo ka qenë e kotë.

Arifi: Komuna nuk na ka marrë parasysh

“Qindra herë jemi ank uar në Komunë por nuk e kanë parasysh, e dinë shumë mirë, edhe kryetari i komunës e dinë se ku jetojmë ne badihava kush nuk del me te vizitu prej komune, askush nuk të këqyr bile, as ku je dhe as ku jeton, a ki me hangar apo me pi. Kisha bërëapel qëkush po e sheh këtë të na ndihmoj neve , sepse fëmijë shtatë i kam, të gjithë janë në shkollë veç këta dy të vegjlit jo, libra nuk po kemi , fletore jo asgjë jo.”, rrëfen Ajshja.
Ndihma sociale që merr kjo familje nuk i përballon as gjysmën e shpenzimeve për shtatë fëmijët që kanë. Sipas saj, kanë vetëm një njëri që i ndihmon herë pas here me ushqim dhe gjëra elementare; është një mik i djalit të saj.

Ajsha lutë të gjithë njerëzit qëllim-mirë, që t’i dalin në ndihmë asaj në mënyrë që të sigurojë një jetë normale për fëmijët e saj.

Ajo bënë thirrje edhe tek institucionet që menaxhojnë me paranë publike, që të shohin gjendjen e familjes Arifi dhe t’iu dalin në ndihmë.

Brenga më e madhe për të është shëndeti i fëmijëve, që më i vogli i saj ka vetëm katër muaj, derisa fëmija i madhi është 18 vjeç.

Shtatë fëmijët e familjes Arifi nuk po mund të bëjnë një jetë normale, krejt kjo për shkak të mjerimit në të cilin po jetojnë.




Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat