Faik Fazliu mbanë peng certifikatat e Veteranëve të Ministrisë së Mbrojtjes

Lajme

Faik Fazliu mbanë peng certifikatat e Veteranëve të Ministrisë së Mbrojtjes

Më: 7 shkurt 2016 Në ora: 16:45

Derisa Veteranët e nga zonat e ndryshme operative, veçmas ata të Zonës operative të Drenicës, Dukagjinit, Llapit e kështu me radhë kanë marrë edhe pagën e 5-të, pas njohjes së statusit të veteranit, veteranëve të Ministrisë së Mbrojtjes së Republikës së Kosovës, ende nuk u janë lëshuar certifikatat e Veteranit.

Lista e parë e emrave me veteranët e Ministrisë së Mbrojtjes së Republikës së Kosovës, nuk ishte aprovuar nga Komisioni për njohjen e statusit të veteranit.

Burime të gazetës “Bota sot”, të afërta me Komisionin për Njohjen dhe Verifikimin e Statusit të Deshmorit të Kombit, Invalidit, Pjesëtarit dhe të Internuarit të Luftës së Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, thonë se deri tek vonesa ka ardhur për shkak të sekretarit të këtij Komisioni Faik Fazliu. Sipas këtyre burimeve, Fazliu, ka pengesa personale dhe është kategorik kundër ish-Ministrisë së Mbrojtjes së Republikës së Kosovës, të drejtuar nga Kolonel Ahmet Krasniqi.

“Listat edhe ankesat kanë përfunduar moti, qe tre muaj, por problemi është Faiku, e askush tjetër që nuk po i lë as punëtorët të merren me Listat e Ministrisë së Mbrojtjes së Republikës së Kosovës”, thotë ky burim i afërt me Komisionin.

(Tekstin e plotë mund ta lexoni të hënën në publikimin e shtypur të gazetës kombëtare “Bota sot” në Kosovë dhe Diasporë)

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat