Kryetarët e komunave të PDK-së, të parët me aferat korruptive

Lajme

Kryetarët e komunave të PDK-së, të parët me aferat korruptive

Nga: Arben Sylejmani Më: 7 shkurt 2016 Në ora: 16:40

Prokuroria e Shtetit, përmes një komunikate për media të enjten ka bërë të ditur se me Kërkesë të Prokurorisë Speciale të Republikës së Kosovës, Gjykata Themelore në Pejë ka lëshuar urdhëresë për bastisje të shtëpive apo banesave të kryetarit të Komunës së Klinës, Sokol Bashota, shoferit të tij dhe menaxhmentit të prokurimit, të cilët dyshohen për kryerjen e veprës penale ”Keqpërdorim i detyrës zyrtare apo autoritetit”.

Kryetari Bashota atë ditë nuk është paraqitur në vendin e tij të punës, ku dyshohej se ai nuk kishte shkuar në punë qëllimisht, por një ditë pas në një intervistë për RTK-në, ai ka thënë se këtë e ka bërë për arsye shëndetësore, e jo për tu ikur organeve të drejtësisë.

(Tekstin e plotë mund ta lexoni të hënën në publikimin e shtypur të gazetës kombëtare “Bota sot” në Kosovë dhe Diasporë)

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat