Haradinaj i thërret veteranët në protestën e 17 shkurtit

Lajme

Haradinaj i thërret veteranët në protestën e 17 shkurtit

Më: 7 shkurt 2016 Në ora: 16:30

Deputeti i Kuvendit të Kosovës nga radhët e AAK-së, Daut Haradinaj, ka shkruar në profilin e vet në “Facebook” se premtimet e kryeministrit Isa Mustafa se do sigurohen fonde për pensionet e veteranëve të UÇK-së, s’janë asgjë më tepër se sa mashtrimi i radhës i tij, që për qëllim të vetëm ka mbijetesën e këtij koalicioni.

“Zgjidhja e problemit të veteranëve është me largimin e kësaj qeverie antikushtetuese. Veteranët dhe populli i Kosovës do të bashkohen te sheshi më 17 shkurt”, ka shkruar Haradinaj.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat