Klubi i presidentëve të SHBA-ve: Si lindi “vëllazëria” më e fuqishme në botë

Lajme

Klubi i presidentëve të SHBA-ve: Si lindi “vëllazëria” më e fuqishme në botë

Më: 7 shkurt 2016 Në ora: 16:18

Ishte një nga ato momentet, kur brenda një ose dy sekondash, ndryshoi historinë e Amerikës, më 30 janar 1953, në inaugurimin e Presidentit Dwight Eisenhower, Harry Truman përshëndeti Herbert Hoover.

“Mendoj se duhet të organizojmë një klub Presidentësh”, sugjeroi Hoover.

“Kjo është një ide e mirë”, ia ktheu Truman. “Ti bëhu presidenti i klubit kurse unë do të jem sekretari”.

Deri në atë moment, Klubi i Presidentëve ishte më shumë një ide se sa një institucion. Disa nga presidentët u konsultuan me paraardhësit e tyre, por përtej ndarjen së historive të luftës me njëri-tjetrin, ekzistonin limite për ato çka ish-presidentët mund të bënin, vetëm nëse ai aplikonte për një punë të re.

Por, me ardhjen e kohëve moderne, të pasluftës, Klubi i Presidentëve u shndërrua në një “vëllazëri” të vërtetë, një aleancë e qëndrueshme e përbërë nga presidentë aktualë dhe ish-presidentë. Kjo vëllazëri lindi nga eksperiencat që ato ndanin, gabimet që shmangin dhe mundësitë që kapnin. Presidentët funksionojnë më mirë kur janë të bashkuar se sa kur janë të ndarë, dhe ata e dinë mirë këtë gjë, kështu që bashkojnë forcat për t’u konsultuar, ankuar e mbrojtur. Hoover dhe Truman, bënë më shumë.

Kjo ishte një nga aleancat më të vështira në historinë e Amerikës. Truman kishte pak javë që kishte hyrë në zyrë në pranverën e vitit 1945 kur gazetat filluan të paralajmëronin për fatkeqësinë e rradhës: “një nga problemet e ushqyerjes më të mëdha në histori” siç New York Times e përshkruante përballjen me urinë të 100 milionë qytetarëve europianë që vuajtën për vite me rradhë në kohë lufte. Në dijeni për kundërshtimin e pjesës më të madhe në Shtëpinë e Bardhë, Truman i dërgoi fshehurazi një letër Hoover-it që deri në atë kohë ishte akoma i përçmuar, duke e ftuar atë të kthehej në Shtëpinë e Bardhë për herë të parë që nga inaugurimi i Franklin Rusvelt-it 12 vjet më parë.

Hoover dhe Truman u takuan më 28 maj, 1945; Hoover, një inxhinier i trajnuar i cili ishte i nderuar për punën e tij gjatë Luftës së Parë Botërore, iu bashkua Truman-it në nismën për të marrë ushqim nga vendet që kishin, dhe t’i shpërndanin ato në vendet që kishin nevojë, një sfidë e madhe mbi të cilën varej jeta e miliona njerëzve. Republikani Hoover e la takimin pak skeptik, pasi demokrati Truman mund të bënte diçka kundra në këtë mision të përbashkët.Bush, Reagan, Carter, Ford dhe Nixon në 1991Por ai u gabua.

Në vitin që pasoi, Truman aprovoi të gjitha rekomandimet e Hoover-it njëri pas tjetrit, dhe dërgoi ish-Presidentin 71-vjeçar në një mision 50 mijë miljesh rreth e qark botës. Me kurajon e Trumanit, Hoover, njeriun të cilin shumica e demokratëve e shanin, u takua me 7 mbretër, 36 kryeministra dhe Papën. Ai dha 42 konferenca për shtyp. Kur ai ishte në Kairo në prill të 1946-s, së bashku me Truman-in bënë një transmetim në radio duke i bërë thirrje amerikanëve të ruanin ushqimin: “Shpëtimi i jetës së këtyre njerëzve është më shumë se sa një nevojë ekonoike për rimëkëmbjen e botës”, tha Hoover. “Është pjesë e rindërtimit shpirtëror dhe moral të botës”.

Plani funksionoi. Në fund të verës së atij viti, Truman mundi të deklaronte se Amerika kishte dërguar 5,5 milion ton me grurë në rajonet e Europës, duke mbajtur kështu një premtim kombëtar dhe parandaluan një katastrofë humanitare. Pas kësaj Hoover tha “se ishte tepër i lodhur në këtë moment dhe donte vetëm të ikte diku larg për të pushuar”.Truman i shkroi privatisht Hoover-it që kjo e tija ishte një shërbim i vërtetë humanitar. Gjatë kësaj kohe, të dy ata kishin lidhur një lloj miqësie duke u përballur me armiqtë e përbashkët. “Unë e di që mund të mbështetem tek ti nëse puna na e kërkon ashtu”, i shkruajti Truman.

Dhe ai ashtu bëri. Truman kishte zbuluar tek Hoover një aleat të vërtetë, përkushtimi i të cilit për t’i shërbyer dhe fuqizuar vendin dhe presidencën ishte tepër i madh. Hooper ndihmoi Truman-in për të shitur idenë e ndihmave europiane tek Kongresi Republikan.

Truman dhe Hoover prodhuan transformimin më të madh të presidencës në histori, një përqendrim pushteti që arriti të ndryshonte CIA-n, Këshillin Kombëtar të Sigurisë, Këshillin Ekonomik, Administratën e Shërbimeve të Përgjithshme, Departamentin e Mbrojtjes dhe shumë më shumë.

Ky partneritet i papritur kishte prodhuar një lloj të ri pushteti. Ishte një marrëveshje që i favorizoi të dy ata. Në vitin 1951 Truman dhe Hoover u renditën përkatësisht i treti dhe i pesti në listën e Njerëzve më të Admiruar. Ata e vlerësuan aleancën punëtore midis ish-presidentëve dhe presidentëve aktualë.Por jo të gjithë Presidentët që pasuan, treguan dëshirën e tyre për të bashkëpunuar, por ishte e qartë se Klubi i Presidentëve mund të përdorej si instrument i pushtetit presidencial. Kur Klubi ishte në funksionin e tij më të mirë, ai mund t’i shërbente Presidentit, të zgjidhte problemet e tij dhe problemet kombëtare, madje edhe të shpëtonte jetën e tyre.

Sekretet e Klubit të Presidentëve: Si mësoi Bill Klinton të përshëndeste?

Çdo president i ri merr këshilla nga presidentët që ata ndjekin. Ike (Dwight David Eisenhower) i tregoi John F. Kennedy-t (JFK) si të bënte një largim të shpejtë me helikopter. Lyndon B. Johnson (LBJ) i tregoi Richard Nixon se ku i mbante kasetat regjistruese sekrete. Jerry Ford i tha Jimmy Carter-it të lëvizte e të takonte sa më shumë njerëz në Washington. Nikson i tha Ronald Reagan-it kë të mbante dhe kë të largonte nga Kabineti i tij presidencial.

Por asnjë këshillë në historinë e presidentëve nuk ka qenë më e thjeshtë (dhe që ka mbetur sekret për një kohë të gjatë), se ajo që Ronald Reagan i dha Bill Clinton-it.Reagan i mësoi Clintonit formën e përshëndetjes
Kur Clintoni u bë president kishte në dispozicion 5 presidentë të tjerë nga të cilët mund të merrte këshilla – Nixon, Ford, Reagan, Carter dhe Bush – klubi më i madh i presidentëve që nga koha kur Lincolni e themeloi në 1861-shin. Çdo anëtar ofroi ndihmën e tij karshi Clinton-it që javë më përpara se ky i fundit të bënte betimin.

Por Clinton-i në fakt nuk priste të mësonte diçka të tillë disa javë pasi ai mundi në zgjedhje Bushin. Bill Clinton pati një telefonatë me një Mjeshtër Komunikimi, i cili ishte 81 vjeç. Ata ishin takuar edhe më parë, në fillim të viteve 1980 kur Clinton dhe gruaja e tij, Hillary, morën pjesë në një darkë në Shtëpinë e Bardhë të ftuar nga Reagan-i.Gjatë kësaj kohe, ata u ulën në zyrën e Reagan-it duke folur pjesën më të madhe për ekonominë, për nevojën për të limituar shpenzimet. Kur Clinton kërkonte këshilla në përgjithësi, Raegani i rekomandoi fuqitë kurative të Kampit David (vend për trajtime).

Por më pas Reagan-i u kujtua se kishte parë mënyrën se si Clinton kishte përshëndetur gjatë fushatës së tij. Metoda e tij ushtarake e të përshëndeturit nuk preferohej shumë. Kështu Reagani e këshilloi atë se duhet të kishte qëndrim më të fortë dhe imponues.Por si duhet të përshëndeste Clintoni ekzaktësisht? Oficeri i Kalorësisë Ushtarake i shpjegoi se dora duhet të ngrihej ngadalë dhe pastaj të ulej poshtë. Clinton qëndroi në dhomën e Reagan-it deri sa e praktikoi formën e përshëndetjes.E gjithë seanca zgjati 70 minuta. Reagan-i i dhuroi Clinton-it një kavanoz me fasule kur seanca mbaroi (kavanoz të cilin Clinton-i e mbajti për 8 vitet e ardhshme në tavolinën ovale të zyrës së tij).

Pak vite më vonë Reagan pranoi se kishte sëmundjen Alzhajmer. Kontaktet e tij me Clinton-in u rralluan pas vitit 1993. Por edhe pas gjeneratash të tëra, pavarësisht dallimeve politike, ndihma gjithmonë do t’i jepet atyre që e kërkojnë në Klubin e Presidentëve./“TIME”/Tirana Observer/

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat