Pal Lekaj thotë se Haradinaj nuk i bojkoton takimet e Presidentes

Lajme

Pal Lekaj thotë se Haradinaj nuk i bojkoton takimet e Presidentes

Më: 7 shkurt 2016 Në ora: 15:27

Deputeti i AAK-së, Pal Lekaj, sot për “Epokën e re”, ka bërë më dije se lideri i kësaj partie, Ramush Haradinaj, pritet t’i përgjigjet pozitivisht ftesës së presidentes Atifete Jahjaga për takim me liderët e partive politike.

“Lideri Ramush Haradinaj ka një mendim ndryshe dhe nuk është që t’i bojkotojë takimet, mirëpo këto takime duhet ta kenë një agjendë të qartë. Prandaj, z. Haradinaj mund të shkoj nesër në takim te presidentja. Nuk është e sigurt 100 për qind, por është diskutuar mundësia që ai të shkojë në këtë takim”, ka deklaruar Lekaj.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat