Mallrat dhe kafshët e pakontrolluara nga Serbia dhe Maqedonia rrezik për shëndetin e qytetarëve

Lajme

Mallrat dhe kafshët e pakontrolluara nga Serbia dhe Maqedonia rrezik për shëndetin e qytetarëve

Nga: Aziz Zuka Më: 7 shkurt 2016 Në ora: 14:20

Qarkullimi i pakontrolluar i kafshëve dhe mallrave nga Serbia dhe Maqedonia, kanë bërë që vendi ynë të jetë i rrezikuar. Këto mallra dhe produkte mund të na dëmtojnë në masë madhe shëndetin. Ky ishte njëri ndër vlerësimet e U.D Drejtorisë së Inspeksionit në Viti, gjatë njoftimit që i bëri për “Bota sot” se këtë javë janë asgjësuar disa krerë të kafshëve për shkak të paraqitjes së sëmundjes së brucelozës.

Asgjësimi i 6 krerë kafshëve ka ndodhur në fshatin Remnik, ku të njëjtat janë varrosur në varrezën e kafshëve në Bagdad, mënyrë kjo që nuk është e dëmshme për ambientin dhe rrethin. Asgjësimi i para disa ditëve është i dyti me radhë , dhe po ndodhë pikërisht sepse vendi ynë është në zonën kufitare me Serbinë dhe Maqedoninë, ku përmes këtyre dy zonave po bëhet një qarkullim i pakontrolluar si i mallrave ashtu edhe i kafshëve, të cilat paraqesin rreziqe dhe mund të na dëmtojnë në masë të madhe ka thënë Ahmeti.

Sipas tij, në regjionin në të cilën gjendemi, janë të pranishme sëmundjet infektive, siç janë tuberkuloza dhe bruceloza.

Në bazë të kësaj, Drejtoria e Inspeksionit në bashkëpunim edhe me agjensionin e veterinarisë dhe ushqimit ka bërë testimin e kafshëve dhe pasi që testi ka qenë pozitiv, kjo e fundit ka ndërmarrë masa për eliminimin e tyre. Asgjësimi është i paraparë me ligj në mënyrë që të mbrohet shëndeti i kafshëve dhe shëndeti i konsumatorëve nga prodhimet e qumështit dhe të mishit ka thënë U.D i Drejtorisë së Inspeksionit Skender Ahmeti.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat