Ja pse Hashim Thaçi, me çdo kusht e do postin e presidentit (DOKUMENT)

Lajme

Ja pse Hashim Thaçi, me çdo kusht e do postin e presidentit (DOKUMENT)

Më: 7 shkurt 2016 Në ora: 13:51

Posti i presidentit në Kosovë nuk është vetëm formal dhe ceremonial siç është pretenduar tash e sa kohë. Me Kushtetutën e Kosovës, e cila ka hyrë në fuqi në qershor 2015, roli i presidentit është fuqizuar shumë.

Ai ka shumë fuqi si në politikën e jashtme edhe në atë të brendshmen. Është komandant superm i Forcave të Sigurisë së Kosovës. Shefi i shtetit sipas Kushtetutës së Kosovës, emëron dhe shkarkon kryetarin e Gjykatës Supreme, me propozimin e Këshillit Gjyqësor, emëron dhe shkarkon kryeprokurorin e shtetit, me propozimin e Këshillit Prokurorial.

Këto janë vetëm disa nga përgjegjësitë e presidentit, post të cilin duket se jo më kot po e kërkon me çdo kusht Hashim Thaçi.

Shefi i shtetit, ka fuqi edhe sa i përket emërimit dhe shkarkimit të gjyqtarëve të Gjykatës Kushtetuese, emëron shefin e FSK-së, drejtorin dhe zëvendësdrejtorin e AKI-së…

Fuqitë e tij, janë të mëdha edhe sa i përket funksionimit të Bankës Qendrore. Ai e ka të drejtën ekskluzive që ta emëroj drejtorin e BQK-së, si dhe e emëron kryetarin e Komisionit Qendror të Zgjedhjeve.

Mirëpo, tërë këto fuqi ekzekutive, presidentja aktuale e vendit Atifete Jahjaga, nuk ka arritur që t’i ushtroj ashtu si duhet.

Burime theksojnë se e para e vendit, për shkak të pafuqisë politike, në shumë situata vendimet i merrte ne përputhje me qëndrimet e partive në pushtet.

“E njëjta gjë nuk mund të thuhet për Hashim Thaçin, nëse vjen në krye të shtetit. Nëse ai do të vij në krye të Presidencës, roli i tij do të jetë shumë i fuqishëm, në shumë fusha”, ka thënë ky burim.

Në vazhdim i gjeni përgjegjësitë që i ka presidenti i Kosovës, sipas Kushtetutës:

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat