Thaçi nuk merr pjesë në përkujtimin e Mulla Ilaz Brojës në fshatin e tij

Lajme

Thaçi nuk merr pjesë në përkujtimin e Mulla Ilaz Brojës në fshatin e tij

Më: 7 shkurt 2016 Në ora: 13:22

Në Burojë të Skenderajt ka nisur ceremonia e 70 vjetorit të rënies së Mulla Ilaz Spahija – Broja i cili njihet si mësues dhe hoxhë i fshatit.

Mulla Ilaz Spahija njihet në popull edhe si prijës e udhëheqës i shumë organizimeve për lirimin e shqiptarëve ndërsa misionin e tij për fe e atdhe ai e ka nisur në një nga xhamitë më të vjetra në Drenicë.

Mulla Ilaz Broja siç njihej nga populli bënte edhe pajtime gjaqesh ndërsa ka lindur në vitin 1893 ndërsa ka vdekur në vitin 1946.

Në këtë ceremoni të pranishëm janë edhe nënkryetari i komunës së Skenderajt, Fadil Nuraj, Nexhmedin Maksuti – kryetari i Bashkësisë Islame të Skenderajt dhe shumë qytetarë.

Nuraj ka thënë se mulla Ilaz Broja na mëson se dashuria ndaj kombit dhe fesë na mëson që të përqahemi por të jemi të fortë.

Në këtë ceremoni ishin të ftuar edhe zëvendëskryeministri Hashim Thaçi dhe kryeparlamentari Kadri Veseli por ata nuk kanë ardhur.

Përpos Thaçit e Veselit të ftuar kanë qenë edhe familja Jashari por as ata nuk janë të pranishëm.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat