“Për Asociacionin është vendosur para 3 vitesh, kur Thaçi ishte kryeministër e AAK në ekipin negociator”

Lajme

“Për Asociacionin është vendosur para 3 vitesh, kur Thaçi ishte kryeministër e AAK në ekipin negociator”

Nga: P.Rudi Më: 7 shkurt 2016 Në ora: 11:24

Publicisti Rexhep Katsrati ne llogarinë e tij në facebbok ka shkruar se për pra për Asociacionin është vendosur para rreth tre vitesh, kur kryeministër ishte Hashim Thaçi dhe kur AAK në ekipin negociator.

“, Gjykata Kushtetuese ka urdhëruar themelimin e tij në bazë të Marrëveshjes së 19 prillit 2013, duke bërë të qartë se për të, pra për Asociacionin është vendosur para rreth tre vitesh, kur kryeministër ishte Hashim Thaçi dhe kur AAK në ekipin negociator përfaqësohej me nënkryetarin e saj, Blerim Shala. Pra, ligjerimin e Asociacionit e kanë bërë PDK dhe AAK, dhe nëse dikush do të duhej të kishte përgjegjësi, janë këto dy parti, sepse edhe mospërputhjet e deklaruara me frymën e kushtetutës burimin e kanë pikërisht te Marrëveshja e 19 prillit 2013”, ka shkruar Kastrati.

Ai më tej thekson se fakti se ambasadori Delawie e ka quajtur të shpikur çështjen e demarkacionit, kurse ekspertët amerikanë e kanë konfirmuar profesionalizmin e Komisionit shtetëror, hedh poshtë trillimet për përfshirjen e tyre në legjitimimin e një çështjeje të shpikur.

“Edhe lidhur me Asociacionin, SHBA-të janë deklaruar në mbështetje të vendimit të Gjykatës Kushtetuese dhe në mbrojtje të sovranitetit të Kosovës: sekretari i Shtetit, John Kerry shprehu qartë përkushtimin e SHBA-ve për sovranitetin e Kosovës, kurse ambasadori amerikan Greg Delawie është shprehur qartë kundër "Republika Srpskës" në Kosovë. Me këtë ua shoi shpresat atyre që angazhohen për krijimin e një "Republika Srpska" në Kosovë, si dhe konfirmoi se Marrëveshja për Asociacionin pamundëson një gjë të tillë”, shkruan ai./BS/

Ja postimi i plotë i tij:

SHBA-të janë të përkushtuara për të mbështetur stabilitetin e Kosovës, për të mbështetur ligjshmërinë dhe respektimin e rendit demokratik edhe në formimin e institucioneve shtetërore. Ambasadori Delawie e ka quajtur të shpikur çështjen e demarkacionit, kurse ekspertë të Departamentit të Shtetit kanë konfirmuar profesionalizmin e Komisionit shtetëror të Kosovës. Pra, SHBA-të e kanë thënë fjalën e tyre lidhur me demarkacionin. Nga ana e tij, kryeministri Mustafa ka thënë, dhe presidentja Jahjaga ka marr përsipër që ta formojë një komision të përbashkët me ekspertë edhe të opozitës, edhe ndërkombëtarë që do ta vlerësojë punën e Komisionit shtetëror. Lidhur me Asociacionin, Gjykata Kushtetuese ka urdhëruar themelimin e tij në bazë të Marrëveshjes së 19 prillit 2013, duke bërë të qartë se për të, pra për Asociacionin është vendosur para rreth tre vitesh, kur kryeministër ishte Hashim Thaçi dhe kur AAK në ekipin negociator përfaqësohej me nënkryetarin e saj, Blerim Shala. Pra, ligjerimin e Asociacionit e kanë bërë PDK dhe AAK, dhe nëse dikush do të duhej të kishte përgjegjësi, janë këto dy parti, sepse edhe mospërputhjet e deklaruara me frymën e kushtetutës burimin e kanë pikërisht te Marrëveshja e 19 prillit 2013. Fakti se ambasadori Delawie e ka quajtur të shpikur çështjen e demarkacionit, kurse ekspertët amerikanë e kanë konfirmuar profesionalizmin e Komisionit shtetëror, hedh poshtë trillimet për përfshirjen e tyre në legjitimimin e një çështjeje të shpikur. Edhe lidhur me Asociacionin, SHBA-të janë deklaruar në mbështetje të vendimit të Gjykatës Kushtetuese dhe në mbrojtje të sovranitetit të Kosovës: sekretari i Shtetit, John Kerry shprehu qartë përkushtimin e SHBA-ve për sovranitetin e Kosovës, kurse ambasadori amerikan Greg Delawie është shprehur qartë kundër "Republika Srpskës" në Kosovë. Me këtë ua shoi shpresat atyre që angazhohen për krijimin e një "Republika Srpska" në Kosovë, si dhe konfirmoi se Marrëveshja për Asociacionin pamundëson një gjë të tillë. Shkrimet e dobëta, të tipit të skeqeve humoristike të "Vikendit" në RTK, të Tukulukave të "Odeonit" në RTV21, të "Përrallë me tupan", të First Channel, apo edhe të "Portokallisë" në Top Channel, vetëm sa tregojnë për nivelin e dobët profesional, dhe dëshirën për ta imagjinuar Ramush Haradinajn (e të cilin amerikanët po e quajtkan Rambo), kryeministër. Kurse sa i përket faktit se PDK dhe asnjë parti tjetër nuk mund t'i ketë të tri postet kryesore, e kam thënë më parë, dhe kam thënë se e di edhe Hashim Thaçi.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat