Edhe dega e LDK-së në Kaiserslautern kundër Thaçit president

Lajme

Edhe dega e LDK-së në Kaiserslautern kundër Thaçit president

Më: 7 shkurt 2016 Në ora: 10:05

Në mbledhjen e kryesisë së aktivistëve të LDK-së në Kaiserslautern të mbajtur me 06.02.2016, të kryesuar nga kryetari Xhevat Berisha, Në prezencën e kryetarit të Degës Fazli Hajdaraj dhe anëtaret e tjerë të kryesisë, u morr vendim që t ‘kërkohet publikisht nga delegatët e kuvendit të Kosovës që vinë nga radhët e LDK-së që ta bojkotojnë seancën e cila do të tentoi ta zgjedh Hashim Thaqin për kryetar të Kosovës.

Në këtë mbledhje u tha se elektorati i LDK-së ua ka dhanë votën delegatëve që Hashimin, dhe argatët e SHIK-ut ti vejmë para drejtësisë për krimet, dhe zhvatjen e pasurisë shoqërore që e kanë në bagazhin e tyre, dhe kurrsesi ta mundësojmë avancimin e atyre që i kanë shkaktuar dame të mëdha vet LDK-së dhe shtetit në përgjithësi.

Fundi fundit delegatët e kanë për obligim moral që ta përfaqësojnë elektoratin i cili ua ka dhen besimin se do përfaqësohen ashtu qysh edhe kanë premtuar, dhe ta ruajnë pavarësinë e tyre duke mos iu nënshtruar as një shantazhi të mundshëm.

Po që se delegatët e lartpërmendur votojnë pro Hashim Thaqit, një pyetje e logjikshme që do ju parashtrohet deputetëve të LDK-së nga çdo anëtar i kësaj partie do dukej kështu:

Kush ishte ai formacion që pas luftës organizoi likuidimin e rivalëve politik, dhe kush janë këta njerëz që e zhvaten pasurinë e shoqërisë në atë masë sa që popullata shqiptare përsëri të përballet me shpërnguljet të mëdha që pasuan ngjashëm si në vitet e nëntëdhjeta!

Mbetja dhe rehabilitimi i PDK-së në pushtet në qeverinë Mustafa, ka krijuar një situatë të çuditshme në shoqërinë kosovare, prandaj lutën delegatët e LDK-së që mos ta shëmtojnë ketë parti, e cila ishte avangarde e të gjitha proceseve që quan drejtë pavarësisë së Kosovës.

Kryetari i Aktivit të LDK-së për Kaiserslautern

Xhevat Berisha

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat