Djali i Sami Lushtakut: Policia arrestoi Bunjakun, mashtronte në emrin e babait tim

Lajme

Djali i Sami Lushtakut: Policia arrestoi Bunjakun, mashtronte në emrin e babait tim

Më: 7 shkurt 2016 Në ora: 09:28

Djali i kryetarit të Skenderajt, Sami Lushtaku, Mërgimi ka njoftuar se Policia ka arrestuar Ramadan Bunjakun, i cili kishte mashtruar persona të ndryshëm, duke kërkuar ndihmë për kryetarin Lushtaku.

Ai ka shkruar në rrjetin social se Bunjaku ka mashtruar qytetarët duke pretenduar se është edhe djali i Sami Lushtakut.

"Fal Zotit, është arrestuar nga Policia e Kosovës njeriu i cili mashtronte në emrin e babait tim, duke pretenduar edhe të jetë djali i tij... Ai tani është arrestuar për mashtrim, ai i ka marr njerzve para gjoja për t'i ndihmuar prindit tim duke shfryetzuar mirësin e njerzve që dojnë të ndihmojn këtë rast.

Ju lutëm shumë për kujdës, mos të bieni pre e ketyre mashtrueseve, të cilët kanë vetëm për qëllim prishjen e imazhit dhe autoritetit të prindit tim, gjithashtu ata vetëm dëshirojën të arrijn të parat sa më parë duke shfrytzuar edhe mirësin dhe atëdhedashurin e njerzve.

Për më shumë shikoni edhe raportin e paraqitur nga Policia e Kosovës në Mediat Kosovare:

Burime nga Policia i kanë thënë Mediave se Ramadan Bunjaku (1982) nga Vushtrria është arrestuar të premten pasdite nga Policia e Kosovës. Arrestimi i tij është bërë pas denoncimit që kanë bërë në Polici familja e Sami Lushtakut.

Ramadan Bunjaku kishte marrë përsipër “ta ndihmonte” Sami Lushtakun që të mbrohet prej akuzave të EULEX-it. Kishte vendosur të kërkonte para qytetarëve për të krijuar një fond për mbrojte ligjore.

Të paktën gjashtëqind euro ka arritur t’i sigurojë në këtë nismë patriotike. Mirëpo, dhuruesi ka dalë të jetë polic i cili kishte simuluar kryerjen e veprës penale. Paratë që ka marrë ai, janë të shtetit dhe do të përdorën si provë materiale kundër tij në gjykatë për akuzën e mashtrimit.

E gjithë ngjarja është incizuar me video nga Policia e Kosovës bazuar në urdhëresën e Gjykatës Themelore të Prishtinës.

Burime nga Policia i kanë thënë Insajderit se Ramadan Bunjaku (1982) nga Vushtrria është arrestuar të premten pasdite nga Policia e Kosovës. Arrestimi i tij është bërë pas denoncimit që kanë bërë në Polici familja e Sami Lushtakut.

Policia ka njoftuar për këtë arrestim, por nuk ka treguar se ka të bëjë me Lushtakun.

“Sektori për Hetimin e Krimeve Ekonomike ka zbatuar urdhëresën e gjykatës kompetente të datës 27.01.2016, për blerje të simuluar, video-audio vëzhgim të fshehtë në vende publike dhe me këtë rast ka arrestuar të dyshuarin mashkull K-Shqiptar me 600 euro ne xhep”, ka thënë Policia e Kosovës.

“ I dyshuari besohet se ka kryer veprën penale mashtrim duke kërkuar – marrë para nga persona të ndryshëm në emër te financimit të mbrojtjes ligjore për një person tjetër para gjykatave”, ka shkruar djali i Lushtakut.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat