Podujeva dy ditë me ndërprerje të energjisë elektrike

Lajme

Podujeva dy ditë me ndërprerje të energjisë elektrike

Më: 7 shkurt 2016 Në ora: 08:34

​Qyteti i Podujevës dhe fshatrave përreth do të kenë dy ditë ndërprerje të energjisë elektrike, kjo për shkak të punimeve të ndryshme që do të bëhen nga KEDS-i.

Ndërprerja e energjisë elektrike fillon nesër, ku për shkak të shqyrtimit të mbrojtjeve rele, nga ora 11:00 deri në orën 12:00, do të ketë shkyçje në nënstacion dhe gjatë kohës sa do të zgjasin punimet pa furnizim me energji elektrike do të mbesin fshatrat Dumnicë, Shtedime, Mirovci, Livadica dhe Dogana.

Po ashtu, nga ora 12:00 deri në orën 13:00, pa furnizim me energji elektrike do të mbesin: qyteti i Podujevës, Polonica, lagjja Hoxheviq dhe Ballovci.

Pa furnizim me energji elektrike nga ora 09:30 deri në orën 16:00, do të mbesin edhe Obranxha, Perani, Bajqina, Bradashi, Katunishta, Lepaja, Dobratini, Revuqi dhe Pakashtica. Arsyeja e shkyçjes janë punimet në LP 10 kV me humbje më të mëdha teknike (ndërrimi i shtyllave, izolatorëve, konzollave dhe i përçuesit ).

Në të njëjtën ditë nga ora 12:00 deri në orën 13:00, pa furnizim me energji elektrike do të mbesin Qyteti, Polonica , lagjja Hoxheviq dhe Ballovci. Kurse, nga orë 13:00 deri në orën 14:00, pa furnizim me energji elektrike do të mbesin: rr.Zahir Pajaziti, Lagjja e Kuvajtit, pjesa e qytetit afër Hotel Besianës.

Ndërprerje të energjisë elektrike në këtë pjesë të Kosovës, do të ketë edhe më datë 9 shkurt, ku nga ora 11:00 deri në orën 12:00, pa furnizim me energji elektrike do të mbesë Fabrika e armaturës.

Më 9 shkurt, nga ora 12:00 deri në orën 13:00, pa furnizim me energji elektrike do të mbesin: Euroblloku, NTP "Mullisi", "Vëllazërimi", "Laberioni", Elkos Grup dhe Fabrika e Ambalazhit Plastik. Ndërsa, nga orës 13:00 deri në orën 14:00, pa furnizim me energji elektrike do të mbesë Spitali.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat