Sinjali për Rusinë/ NATO shton trupat në Evropën Lindore

Lajme

Sinjali për Rusinë/ NATO shton trupat në Evropën Lindore

Më: 6 shkurt 2016 Në ora: 23:49

NATO synon të rrisë kontingjentin e forcave të saj në Poloni, në Letoni, në Lituani dhe në Estoni, gjë që paraqet shtimin më të madh të forcave të Aleancës në këtë pjesë të Evropës.

Sipas gazetës, këtë vendim ka shumë të ngjarë ta sjellin ministrat e mbrojtjes të NATO-s, gjatë një takimi të caktuar për javën e ardhshme. Numri i saktë i forcave dhe se sa trupa secili vend duhet të ndajë mënjanë, do të përcaktohet më vonë.

Reuters raporton se Aleanca nuk ka ndërmend të vendosë në Poloni bazat e saj të përhershme ushtarake, pavarësisht nga lutjet e këtij shteti.

Megjithatë, sipas kësaj agjencie britanike, rritja e planifikuar e forcave të NATO-s në Evropë ka të ngjarë të jetë më e madhja që nga Lufta e Ftohtë.

Qëllim për të forcuar kufirin lindor të Aleancës shpjegohet me shqetësimet nga veprimet ruse pas aneksimit që i bëri Krimesë dhe provokimeve të saj ndaj shumë shteteve të NATO-s.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat