Babai i Arben Ymerit: Djali im nuk ka lidhje familjare me Visar Ymerin

Lajme

Babai i Arben Ymerit: Djali im nuk ka lidhje familjare me Visar Ymerin

Më: 6 shkurt 2016 Në ora: 23:16

Babai i një nga katër të arrestuarve në Deçan, Sylë Ymeri, ka mohuar lidhjen e ngushtë familjarë mes djalit të tij Arbenit dhe kryetarit të Vetëvendosjes, Visar Ymeri, siç ishte raportuar ditë më parë.

“Arbeni me Visarin janë kushërinj katër gjenerata larg. Kurrë s’kanë pasur kontakt mes vete”, tha Syla.

Ndërsa, ai i bëri thirrje Bashkësisë Islame të Kosovës që të ndërmarrë diçka që të mos lejohet indoktrinimi i të rinjve në një islam ndryshe nga ai tradicional, megjithëse thotë se nuk ka asgjë kundër fesë.

Për transmetuesin publik, Ymeri pranoi se shtëpia e djalit të tij, Arbenit, ishte bastisur nga Policia dhe i ishte gjetur një armë.

Arben Ymeri së bashku me tre persona të tjerë u arrestuan nga Policia e Kosovës pasi dyshohet të jenë përfshirë në plane për të kryer sulme terroriste në Manastirin e Deçanit.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat