Labi: Kosovë, pse na erdhi kështu dita?

Lajme

Labi: Kosovë, pse na erdhi kështu dita?

Më: 6 shkurt 2016 Në ora: 22:24

Labinot Tahiri tashmë i ka bërë të përditshme shkrimet e tij në rrjetin social Facebook.

Përveç humanizmit që bën, ai shkruan shpesh herë edhe shkrime të cilat shprehin pakënaqësitë e këngëtarit.

Këtë herë ai i dedikoi një shkrim Kosovës, duke thënë:

“Kosova ime e vogël!

Kosova ime e rritur si zogu në një lëvozhgë në inkupator, pa nanë e pa baba!

Sa me gëzim ishin dy data të mdhaja për ty moj trimëresh!
Viti i çlirimit tënd, viti 1999, dhe 17 shkurti 2008 dita e Pavaresise tënde!
Sa shumë krenari pati nē Kosovën e vogël! Kush po i’a ndal hovin të gëzoj ditë tē ndritshme dhe ditë të bardha, e kush po i’a ndal fuqin për të dalë nga hallkat e varura në fyt!

Deri kurë do të shkoj kështu që Shqiptari nga Kosova e Shqiperisë ose çdo shqiptarë të ulë kokën në vendin e tij, e të ndjehët sikurse të është musafir në tokën e tij!

Pse na erdhi kështu dita?

Ndjehu Krenarë o vëlla!
A e din se gjithë jetën luftërat me ne, nuk u bënë se ne ishim Kosovar, apo Tetovarë, Ulqinak e Preshevarë! U bën se ishim Shqiptarë dhe ruaje identitetin tënd sikurse të fali Zoti Shqiptarë. Se vetēm atëherë do të dalim nga çdo krizë e jetës.
Shqiptarë ishte edhe Shqiperia dhe e fitoi Pavaresinë!
Kosova u njoh duke na quajtur e gjithë Bota Shqiptar nga Kosova dhe e fituam pavarësinë!
Trojet të tjera me Shqiptarë janë Shqiptarë dhe një ditë kështu do të bëhemi tamam me babë e nanë duke na thënë të gjithëve se ishim dhe jemi Shqiptar.

Krejt ky shkrim i imi ka të bëjë, se ne të vetëm pa njeri tjetrin nuk do të behemi kurr vendimmarrës për fatin dhe të drejtat tona si komb Shqiptar.

Labinot Tahiri FERIZAj!” K.Kosova

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat