Opozita: Më 17 shkurt do t’i japim dush të ftohtë qeverisë

Lajme

Opozita: Më 17 shkurt do t’i japim dush të ftohtë qeverisë

Më: 6 shkurt 2016 Në ora: 22:05

Opozita e bashkuar ka vazhduar edhe sot takimet me qytetarë si përgatitje për protestën e paralajmëruar më 17 shkurt në Prishtinë.

Sot, ish kryetari i Lëvizjes Vetëvendosje, Albin Kurti dhe anëtarët e kryesisë së AAK-së, Muharrem Nitaj dhe Smajl Latifi kanë biseduar me qytetarë në Firajë.

Me këtë rast Nitaj ka thënë se shteti po shkon dallash dhe kjo duhet të ndalohet, derisa Latifi ka shtuar se më 17 shkurt opozita dhe qytetarët do t’i japin një dush të ftohtë qeverisë.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat