Xhavit Haliti “zbret” në Pejë, takon strukturat e PDK-së

Lajme

Xhavit Haliti “zbret” në Pejë, takon strukturat e PDK-së

Më: 6 shkurt 2016 Në ora: 21:57

Anëtari i Kryesisë së PDK-së, Xhavit Haliti ka takuar sonte në Pejë strukturat e nëndegëve të kësaj partie në këtë qytet.

Ja çfarë shkruan Haliti në Facebook për këtë takim:

Në kuadër të angazhimeve tona politike programore, sonte zhvilluam një takim me strukturat e nëndegëve "Xhemajl Kada" dhe 7 Shtatori, 1 dhe 2.

Gjatë takimit me këto struktura të PDK-së, temë e trajtimit ishte situata politike në Kosovë. Njëkohësisht ato i njoftova edhe për planet e PDK-së në të ardhmen.

U ndjeva shumë mirë, pasi që drejtuesit e nëndegëve dhe simpatizantët shprehën gatishmërinë për të punuar fuqishëm konform vendimeve të Kryesisë së PDK-së.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat