Mediat serbe: ISIS mund të vrasë Hashim Thaçin

Lajme

Mediat serbe: ISIS mund të vrasë Hashim Thaçin

Më: 6 shkurt 2016 Në ora: 21:05

“Al-Baghdadi ka kërcënuar se do të dërgojë një numër të madh muxhahedinësh në Kosovë dhe në Ballkan për të mbrojtur myslimanët, duke aluduar ne shqiptarët e Kosovës”,- shkruajnë sot mediat serbe.

Mediat serbe e lidhin këtë kërcënim me ish-Kryeministrin Thaçi, i cili e ka konfirmuar tani, që dy vite më parë, mori letër kërcënuese nga Al-Bagdadi.

Kreu i Shtetit Islamik të Ebu Bekr el-Bagdadi ka kërcënuar se do të dërgojë xhihadistët e vet për të “vrarë të pafetë dhe të tjerë në Kosovë”!

Ky kërcim u bë përmes një letre dërguar autoriteteve në Prishtinë. “Më 2014-n, ISIS paralajmëroi se, prerjet e kokave në Siri, si skena, shumë shpejt do të bëhen realitet edhe në provincën jugore të Serbisë!”.

“Lufta jonë në Kosovë dhe në Ballkan, ishte vetëm në fillimet e saj. Të jeni i sigurt që potencialin tonë dhe aftësitë tona shumë më e madhe se sa ju, ndoshta mund të imagjinohet.

Ne do të dërgojmë një numër të madh të muxhahidinëve në Kosovë dhe në Ballkan për të mbrojtur myslimanët. Nëse ju vazhdoni për të arrestuar njerëzit tanë, nës janë ngushtë myslimanët, nëse bëhet ndalimi i shoqatave islame, ne do të konsiderojë atë një akt të luftës – paralajmëroi El Baghdadi”,- kanë shkruar mediat serbe.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat